Naftëtarët e Bankers Petroleum në protestë: “Nuk punojmë pa marrëveshje të re”

6 Shtator 2025, 15:23Sociale TEMA
Naftëtarët e Bankers Petroleum në protestë: “Nuk

Naftëtarë të Bankers Petroleum kanë vijuar protestën në Marinzë duke kërkuar një marrëveshje të re me kompaninë.

Në protestën e organizuar nga sindikata e sektorit Hidrokarbur, naftëtarët me pankarta në duar, kërkuan që të mos zgjatet kontrata aktuale e kompanisë pa u firmosur një marrëveshje e re që garanton të drejtat e tyre.

“Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasi abonimi i kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë kontratë më. Ajo mund të na jepet vetëm neve. Duhet një marrëveshje e re me ne”, u shprehën naftëtarët gjatë protestës.

Sipas tyre, deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese dhe asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme, duke i shtyrë drejt grevës totale në rast se kërkesat nuk merren parasysh.

Protestuesit kërcënuan se do të ndërpresin punën deri në firmosjen e marrëveshjes mes deri më tani nuk ka një reagim nga drejtuesit e kompanisë Bankers Petroleum ndërsa sindikata ka paralajmëruar se greva do të ashpërsohet në ditët në vijim.

2 Komente

  1. S
    Sqepari

    Si ka mundesite, kush I ka organizuar? Shqiperia ka vite e vite qe nuk ka sindikata, madje, kur ftojne firma te huaja te investojne ne vendin tone, u thone: ejani se nuk ekzistojne sindikatat e punetorve ketu!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raqi nga marinza

      Kete shokun me hund peshkaqeni qe rrjedh nga përroi posht kënetës se rroskovecit do ta bejn drejtore keta te rinjte qe do bujtin dhe do I vdesin fare banoret e zonës, se vellezrit tane kinez e mbyllin muajin apo jo.te fala atij shokut te simonsit qe bente protesta si ty,dhe I futi pipen Behua pastaj ✌️✌️✌️

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje