SHBA anulon koncertin e “Flagship” të planifikuar nesër në Durrës

6 Shtator 2025, 17:21Sociale TEMA
SHBA anulon koncertin e “Flagship” të planifikuar nesër

Në një përditësim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së ka informuar qytetarët se koncerti i parashikuar për të dielën në orën 19:00 në Durrës është anuluar.

Nuk është dhënë një arsye konkrete për anulimin, ndërkohë që ambasada i ka ftuar ndjekësit që të jenë të vëmendshëm për përditësime të mëtejshme në lidhje me aktivitetet e tjera që mund të zhvillohen gjatë qëndrimit të anijes në portin shqiptar.

Anija USS Mount Whitney, flamurtarja e Flotës së 6-të të SHBA-së ishte planifikuar të mbërrinte në Durrës për të qenë në pritjen zyrtare të njoftuar, ku ishte planifikuar të merrnin pjesë e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, si dhe Komandanti i Forcës Detare.

2 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni

    Po i derguari i papune i Arabase Saudite mik i Edit eshte njoftuar qe nuk do te zhvillohet ky aktvitet? Si ja dhjete keshtu Edit, i cili kishte planifikuar per te thene shume batuda e qyfyre qe do te gajasnin te ftuarit.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Likja.

      Punonnsali gazidedja dhe trafikantet e zenit ne copja capja dhe ishdeputeti kavajas qe pastronte $$ e droges paraguajit.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje