“Më përjashtuan se isha nga fshati”, peripecitë e Skënder Bratajt për t’u bërë mjek

5 Tetor 2024, 20:50Sociale TEMA
“Më përjashtuan se isha nga fshati”, peripecitë e

“E kam qarë shkollën katër herë”. Kështu e ka nisur rrëfimin e tij drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, në studion e “Rudina”. I rritur në periudhën komuniste ai tregon se sa e vështirë ishte për një djalë të ri me plot ambicie që të vazhdonte shkollën dhe fakultetin që dëshironte.

Për Bratajn, gjithçka nisi nga prejardhja e tij. Ai ishte lindur e rritur në fshat dhe ligjet e asaj kohe nuk lejonin që një fëmijë nga zonat rurale të studionte degë të tjera përveçse bujqësorit. I përjashtuar nga mundësitë e zgjedhjeve dhe fletë-thirrja për të shkuar ushtar, duket se i fikën atij djaloshi të ri të gjitha shpresat për të patur një arsim të lartë.

Mëgjithatë ashtu sikurse mjeku vetë rrëfen, ai nuk hoqi dorë nga asnjë përpjekje për të plotësuar dëshirën e tij, që në një të ardhme të vishte bluzen e bardhë dhe të shpëtonte jetët e njerëzve.

Skënder Brataj: Dëshirat janë një gjë dhe realiteti është një gjë tjetër. Unë katër herë e kam qarë shkollën, katër herë bashkë me Italinë. Herën e parë shkova të regjistrohesha në gjimnaz, por në vitin 1978 doli ligji që kush ishte nga fshati duhet të bënte shkollën bujqësore, e fillova një muaj e gjysmë, nuk më thoshte asgjë e abandonova. Vitin e dytë shkoj në indrustriale përsëri e njëjta gjë, u konfirmua “ju jeni nga fshati nuk mund të vazhdoni, duhet të bëni bujqësore”. Mbarova vitin e dytë kuptohet me nota të mira dhe duhet të hyja në vitin e tretë, por më 25 Gusht vjen fletë-thirrja për ushtar. Shkoj interesohem, në datën 2 Shtator më vjen përsëri fletë-thirrja për ushtar. Shkova takova kryetarin e degës ushtarake duke ia shpjeguar dhe më thotë “reparti të ka zgjedhur nuk kemi njeri tjetër”. Dhe unë isha përsëri duke qarë, e kështu shkoj dhe bëj 27 muaj ushtri. Dhe e keqja nuk ishte se humbisje 2 vite shkollë, por humbisje 3. Kështu që pëpjekja më e madhe ishte që ato 3 muajt e ngelur me 100 lutje vazhdova shkollën tek “Kristofor Kristoforidhi” vitin e tretë, mbarova semestrin e parë dhe u ktheva në Vlorë që vazhdova gjimnazin.

Rudina Magjistari: Çfarë peripecish!

Skënder Brataj: E kisha të vendosur që do e mbaroja një fakultet, ishte shumë e rëndësishme. Pastaj zgjodha mjekësinë dhe aty është një peripeci më vete. Më 16 Gusht, zakonisht bursat dilnin dhe shfaqeshin tek xhamat e shkollës, por mbidhej Komiteti Ekzekutiv i Seksionit të Arsimit që ndante bursat në bazë të mesatares dhe një sekretare që punonte aty më thotë “shiko se nuk e ke emrin”. Unë isha 23 vjeç atëherë, dija se çfarë doja, me thënë të drejtën edhe me forcë e kam marrë. Shkova tek zyra e Seksionit të Arsimit dhe kapa për fyti shefin e seksionit. Pastaj kam ikur për tre ditë në Sheshicë se të kapje shefin e Seksionit të Arsimit për fyti nuk kishe nga t’ia mbaje, por biseda me atë ishte shumë e qartë.

Erjeta Koleqi Gajtani: Paska shpëtuar mire!

Skënder Brataj: Nuk kishte rrugë tjetër sepse duhet të krahasoje koperativën me shkollën.

Rudina Magjistari: Dëshira e madhe për të studiuar, për dijen dhe për t’u bërë mjek pastaj.

Skënder Brataj: Dhe hera e fundit ishte në Itali pas mbarova diplomën, më vjen në shkresë nga Urdhri i Mjekëve në Itali dhe më thotë: “Ju nuk mund të punoni në Itali si mjek sepse nuk jeni qytetar italian dhe nuk keni hyrë në Itali para vitit ‘89”.

Rudina Magjistari: Më duket se këto dy dekada paskan qenë më të vështirat e jetës tënde.

18 Komente

  1. J
    Ja ke fut kot

    Tani je nje fshatar i shitur.

    Përgjigjjuni
    1. a
      agim

      mashtrues i madh

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pa emer

        Fiks

        Përgjigjjuni
      2. D
        Diferenca mentalitetit

        Katnaret dhe maloket ne qytet shteti ne rrezik!

        Përgjigjjuni
        1. i
          i lir

          Kalamajt e kopeshtit qe nuk kishin lindur mund ti genjesh, por jo ata qe kane jetuar ne ate periudhe. Ka pasur shume privime, per biografi, mesatarja, moral, sjellja, por jo per origjinen fshatare. Perkundrazi, origjina fshatare vleresohej me shume se ajo qytetare. Kjo sepse shumica udheheqjes ishin vete me origjine fshatare. Si vazhduan universitetin psh Sali Berisha, e mijera te tjere ?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daren Doro

            Qënke mashtrues profesionistë. Babaj tënd kish histori në Kaninë. Po që të kapje shefin për gryke dhe të të dilte bursa për mjeksi, këto si ha as qëni. E kush ishe ti !? Një djalë që kishe mbaruar shkollën e natës. Por këtë ta ka thënë komentuesi më lartë që e ke patur fatin buall. Mos e trego më këtë histori se të njeh mirë fshati i Kaninës.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teper e ekzagjeruar...

              U tremb shefi se e kape per gryke dhe te dha bursen...pastaj u zgjove.Perralla.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tani

                I shitur? Kush e bleu?

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Linda Surrelit

                  Prinderit e ketyre qe te vune ne ate post qe ke tani, ta paskan bere jeten ferr Ndaj dhe ti, si fshatar i lidhur ne gryke me litar, po u sherben me devotshmeri bijve te eterve komuniste vrases. Eshte sindromi i Stokhomit, nuk ke faj. Vazhdo tu sherbesh o shkerdhate burë, o lab pa taban.

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    kristo

                    Doktor, ja fute kot. Ne kohen e komunizmit te drejtat e studimit jepeshin kryesisht sipas aftesise se nxenesve. Fshati kishte nevoje jo vetem per agronome, por edhe per mjeke. Shume nga ji flisni sikur ne shqiperi nuk jetojne me qytetare qe kane jetuar e njohur mire kohen e kaluar.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kot fare

                      Keta tipa i ka kapur nje dalldi qe duhet me patjeter te tregohen qe kane qene rebel eshte si mode kjo tek shume parafoles te tjetere kesaj nuk i paska shpetuar as zotnia qe e nis me nje genjeshter. Isha nga fshati dhe nuk me dilte per mjekesi kaq duhet per ta kuptuar qe Kenua ja ka futur pordhes te tjerat pastaj jane plotesuese.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shaqo

                        ...te rane vlerat pertoke o Skender. Po i ndjeri Nuro Brataj, po nga fshati, si u be inxhinier ndertimi. Apo futja pordhes, shaj te kaluaren qe te mos me ngacmojne sot.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na myten

                          Cudi si mos dilte dikush nga fshati Brataj i persekutuar! Ja na doli Keno. Po nga Tërbaçi a kemi ndonjë nipçe të Hysniut të persekutuar?!

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nga intelegjenca e fshatit

                            Paskan pase te drejte qe te paskan Sorollatur ???Nga ajo qe tregon per ate periudhe qe nuk kane dashe te vazhdoje per MJEKSI eke genjeshter ,ju nga fshati ishit me te preferuarit e sidomos per mjeksi ???Fshati kishte shume nevoje e sidomos per mjek kjo plotesohej nga ne te qytetit ? Une jam nje nder to qe kam sherbyer nga qyteti ne fshat dhe mos genje jemi gjalle dhe e njohim mire ate periudhe ,mbase ke pasendonje arsye tjeter ??Fshati ne ato kohera ka pas nevoje per Agranom Mjek Mami Infermjere sidomos Arsimtare te gjithe keta perbenin Intelegjencen e Fshatit dhe plotesoheshin me kuadro nga Qyteti ,ishte lluks po ta nxirte vet fshati ,keshtu qe e ke genjeshter me Bisht ate lloj ankese per te ulur ate sistem ??? Me mbrapa me luften e klases u prishenpunet ,nuk e linin me te mirin te perparonte ose te ngrihej ne detyre se spiunet si pune e Saliut germonin per te gjetur ndonje nga fisi qe ti te mos ngrije koke sado me nota te mir te ishe . Deri sai erdhi fundi kesaj pune .Dhe sot ja ku jemi ti del dhe ankohesh se mezi u bere mjek kur nje tjeter nuk mundi jo nga vetja por nga spiunet qe ishin rreth e qark dhe nuk e linin te vazhdonin arsimin e larte duke i permendur luften e klases qe ishte absurde kur e mendoj . Sekretaret e partise ne atoZona . Ajo periudhe ka qene sa delikate por dhe e mire .

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Anteu

                              Gënjeshtar i pështirë. Kurrë nuk ka pasur jo një ligj por as udhëzim apo orientim të tillë. Unë jam nga fshati dhe kam mbaruar fakultetin në degë jo bujqësore. Shumë shokë të mij nga fshati kanë mbaruar mjekësi,inxhinieri,Drejtësi etj. Bëhet fjalë për të njëjtën periudhë që thotë ky Brataj. Turp të kesh... mashtrues!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Akoma më trim se ti

                                Unë e kapa për gryke Enverin dhe ma dhanë bursën ;)

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  tironsi

                                  Edhe sot fshatar ke mbetur, apo te duket vetja inetelektual se del ne ato Tv kellira dhe tregon perralla. Fshatareve jua jep formen si te duash dhe kete e kane kuptuar "lideret" tane injorante.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arzt

                                    Duketj ky qe ishte fshatar... E kane te shkruar ne balle fodullekun fshataret

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje