Ministria e Ekonomisë: ‘News24’ dhe 'Panorama' kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln euro edhe për godinën që nuk i është bllokuar

11 Gusht 2025, 09:33Sociale TEMA
Ministria e Ekonomisë: ‘News24’ dhe 'Panorama'

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania Shoqëria Panaroma Group sh.a.) dhe News24 (kompania Fokus Media News) se kishte një kontratë qiraje deri në vitin 2033 për godinën e cila u rimor nga shteti për t’i kaluar kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve, “KAYO" sh.a., pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

Në reagim thuhet se pasuria me nr. kadastral 10/304 (në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr.1) është çështje e veçantë, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me godinën e kaluar shoqërisë Kayo sh.a., me VKM nr. 158, datë 12.3.2025.

Por pavarësisht kësaj, MEKI tregon se Shoqëria Panaroma Group sh.a., ka një detyrim prej 2 milionë eurosh të akumuluar që nga viti 2017, për shkak të mospagimit të qirasë për godinën, të cilën ajo thotë se i takon ende duke pretenduar një kontratë te vlefshme deri në vitin 2033.

Për më tepër, ministria thotë se në vitin 2021, kompanisë Shoqërisë Panaroma Group sh.a., i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara dhe në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike.

“Kjo sjellje është e padrejtë dhe e paligjshme, duke cënuar parimin e trajtimit të barabartë dhe duke ngarkuar barrë të padrejtë mbi taksapaguesit, poashtu edhe mbi punonjësit që përgjigjen para ligjit për ndjekjen, monitorimin dhe respektimin e kontratave”,- thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i MEKI: 

Në vijim të deklaratës publike mbi pasuritë shtetërore pranë ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve, si dhe interesit të shtuar për informacion rreth dallimit mes pronave të Shoqërisë Kayo sh.a. dhe pronës 10/304 të pretenduar nga Shoqëria Panaroma Group sh.a., Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) bën këtë sqarim vijues:

1. Pasuria me nr. kadastral 10/304 (në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr. 1) është çështje e veçantë, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasuritë e kaluara shoqërisë Kayo sh.a. me VKM nr. 158, datë 12.3.2025.

2. Për pasurinë 10/304, me sipërfaqe 13,922 m2, subjekti qiramarrës ka mosshlyerje të detyrimeve prej muajit shkurt 2017. Sipas akteve financiare të dosjes administrative, detyrimi i pashlyer i faturuar deri në shtator 2021 arrin në shumën 88,305,280 lekë (qira) dhe 2,562,310 lekë (kamatëvonesa). Meqenëse pagesat nuk kanë vijuar pas kësaj date, detyrimet vijojnë të rriten dhe aktualisht përllogariten mbi 2 milionë euro; shuma përfundimtare do të formalizohet pas rifreskimit të llogaritjeve.

3. Që në vitin 2021, palës i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara. Megjithatë, në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike. Kjo sjellje është e padrejtë dhe e paligjshme, duke cënuar parimin e trajtimit të barabartë dhe duke ngarkuar barrë të padrejtë mbi taksapaguesit, poashtu edhe mbi punonjësit që përgjigjen para ligjit për ndjekjen, monitorimin dhe respektimin e kontratave.

MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt të plotë për lirinë e medias dhe të shprehjes. Por këto të drejta nuk mund të përdoren si justifikim ose si mekanizëm për të gëzuar padrejtësisht pronën publike dhe për të shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale. Trajtimi i barabartë i të gjitha subjekteve ekonomike, qofshin këto edhe media, është parim themelor: është e padrejtë ndaj çdo aktiviteti të njëjtë që paguan taksa dhe qira në kohë, që disa të tjera të përfitojnë nga kontrata publike të dhëna në mirëbesim pa shlyer dhe pa respektuar detyrimet.

MEKI do të vijojë verifikimet proceduriale dhe do të ndërmarrë masat administrative dhe ligjore sipas kuadrit në fuqi për zbatimin e obligimeve të detyrueshme të menaxhimit financiar dhe garantimit të administrimit efektiv të pasurisë shtetërore në fjalë dhe arkëtimin e plotë të detyrimeve në interes të qytetarëve dhe taksapaguesve.

27 Komente

  1. P
    Poeti

    Ta mbyllin. Të lënë vetëm Temën dhe gazetat e tjera të Ramës që marrin para nga inceneraroret dhe s'kanë detyrime ndaj shtetit.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri paguan lubonjen e jo qerane

      Po mjafte o trap se e ropet vendin ju cecenet e nuk keni te ngopur... Del nje cop kapterr injorant me 4 klase shkolle dhe ju tall ju trapave qe keni blere diplomat

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Per ty nuk qenka problem me duket,per mua eshte problem qe dikush perfiton padrejtesisht nga taksat tona,dhe tall bythen po me ne !! Mua nuk me rruhet se ja faturojne Rames apo dikujt tjeter,mua me intereson qe kush ka zaptuar prona publike ne menyre te padrejte,me force,apo me ane te korrupsionit,te rikthehe ato prona,te demshperbleje taksapaguesit,te rikualifikoje ne qofte se ka bere deme ambjentale, dhe per mua ai mund te konsiderohet ne rregull,ne te kundert,ne qofte se nuk duam te vazhdoje me cublleqe e anarki,te perdoret forca publike,qe kushtetuta ja ka ngarkuar forcave te rendit per te vene ne vend interesin publik,kjo nuk i pelqen tipave si ty se nga ngelet vetem Mero?? Kur te dali ky problem e diskutojme,tani per tani,oligarku e ortaku i Like mafiozit, te ktheje pronat publike dhe te demshperbleje shqiptaret per demet e krijuara.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          Dhe dilte i biri i fanes te tv italiane shiste pordhe me shishet e champagnes qindra e mijra euro shishja, me keq se Mona likes me sonilen e Becchettit tek Vila ne Lalez.E u vjen keq ca merhumeve per keta... mizerje!

          Përgjigjjuni
      2. D
        Drejtësia

        Te zhduket dhe nga godina tjeter kazani i ndyr!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Kjo palo kompani mediatike duhej te ishte zbuar me kohe nga godina, nese nuk paguante qirane. Une po nuk pagova faturen e elektrikut ma nderpresin ate. Pse kaq tolerant shteti me kete kompani? Nuk drejtohet me standarte te ndryshme moj qeveri e koruptuar deri ne palce!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Linza

            Irfan plehra hajdut ordiner, gjobaxhi. Turp te mbesi media ne dore te ketij fshatari!

            Përgjigjjuni
            1. e
              eli-tiv

              ....ne se eshte e vetete...(si mund te lejohet kjo shkelje)...Irfani te paguaje qirane e papaguar deri ne nje...te tjerat jane llafe alla berisha..

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kritiku

                Punesoni njerez qe dine te shkruajne drejte gjuhen shqipe! Nuk shkruhet "qira" por "qera. Nuk shkruhet"...për godinën që nuk i është bllokuar ..." por shkruhet "...për godinën që nuk është e bllokuar...", o gazetare dru-me-pre! Tere gazetat shqiptare duhet te mbyllen deri sa te plotesojne kriterin minimal, ate te shkruajtur drejte te gjuhes standarde shqipe!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mondi

                  Fjala qira vjen nga turqishtja dhe thuhet qira. Persa i perket fjalise se dyte do ishte me mire per ndertesen e cila nuk eshte e bllokuar. Ti do te mesosh te tjeret por nuk di vete.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sanie

                    E ke gabim, qira shkruhet. Shiko fjalorin e gjuhës shqipe.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E verteta qe dhemb!

                      Nuk është nevoja të shikohet fjalori. Fjala po përmbajti "qi" do të thotë që është fjalë shqipe. Shqipet vetëm atë dinë të bëjnë me njëri tjetrin. Hajde qihuni tani!

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pjeter

                        Hahaha, ne te tregojme se sa dime me pjeshkat fisin tend,pyeti,se pergjigjen e ke te sakte,do te te dhembi nje çike por ama eshte e vertet. Per sumen tate,pyet ata graqiret se ata ta njofin me mire per 300 evrote e dhena!!

                        Përgjigjjuni
                    2. R
                      Romi Tirane

                      Fjalor i gjuhës shqipe QERA APO QIRA??? Shumica prej nesh, mendojnë se trajta e duhur është "qera", madje edhe korrigjojnë të tjerët kur e përdorin në të folur apo e shkruajnë "qira". Në fakt, kjo fjalë shkruhet "qira" dhe jo "qera". Me këtë trajtë gjendet edhe në fjalor, i cili e shpjegon kështu:

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Detari

                        zihen turkoskiptaret kush e flet me mire turqishtet lol fatale

                        Përgjigjjuni
                      2. F
                        Fshatari grabites dhe zaptues

                        Grabitesi, zaptuesi, gjobvenesi Irfan, ne kete menyre ka bere baterdine dhe deri me dot keshtu eshte pasuruar.. sulmon dhe masakron ne mediat qe didponin cdo pushtetar, cdo gjykates, cfo permbarues qe jerkon zbatimin e ligjit. Ai shkon gjykate kerkon demshperblim, ben namin deri sa ta marri te pamerituaren… tani rri si mut dhe bdn viktimen, gjoja po sulmohet media e lire?? Medja e dhjer… hajduti mutit

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Niku

                          Aman ore Hysenbelliu, pagaj qeranë, se nuk ka lezet kështu!!! Në vënd që t’a kapni për bythësh dhe t’a plasni pas hekurave, bëni lutje! Ligji është njësoj për të gjithë dhe zbatimi është njësoj për të gjithë. Politikanët dhe Media fshihen pas “fjalës së lirë”, por ata janë përgjegjsit kryesorë të problemeve në Shqipëri.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tirona

                            Pronar media qe mbahen me mjetet e tyre jane vetem tre ne Shqiperi,keta te tjeret si puna kapterit e Kan investuar ne media si plotesus i bejne leket me business tjeter e media eshte per presion ndaj pushtetit e lufte per monopol tregetar e gjobvenie,populli e Ka kuptuar dhe mbeshtet shtetin , prandaj nuk pyet njeri per keta hajdute qe duan mallin e popullit pa paguar qera e duke zaptuar pronen publike, Edi Rama Hero kombetar

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Popull m....

                              Po pse nuk ja moret taksat??? Apo dikur hanit e pinit me nje sahan? Mire e keni me kete turme amorfe qe vetem popull nuk mund te quhet!

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Haka Tekizoti

                                O të paguajnë menjëherë me gjithë kamatat përkatëse, ose të qërohen nga ndërtesat dhe t'u sekuestrohen pasurin në vlerën e detyrimeve të pashlyera. Këta, në krahasim me qytetarët e thjeshtë pa aftësi paguese, nuk janë më të mirë, përkundrazi, janë hajdutë të regjur ndaj pronës publike, prandaj, boll u janë bërë lëshime. Lekët e papaguara ptej tyre janë para që i takojnë publikut. Asnjë lëshim!

                                Përgjigjjuni
                                1. Q
                                  Qeveri muti me një fjalë

                                  Pse nuk e arrestojnë atëhere këtë ish traktoristin Irfan Mutabelliu?! Le të nxjerrë ai atëhere kopjet e dokumentave që të provojë se e ka paguar qiranê. Sa të pamëshirshëm jeni me të vegjëlit, aq të përulur jeni ndaj pasunarëve të rinj. Shtet muti me një fjalë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kris

                                    Qe me 2017 nuk ka paguar qira .Per mospagesen e energjise fukarenjte u ndeshkuan.Po Irfanin nuk e pa qeveria e kasrravecave dhe luleshtrydheve?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. r
                                      ridvan

                                      Disa fukarenj jane futur ne burg per disa qindra leke, per mospagesa ndaj shtetit. Perse duhet te behet diferencim per oligarket qe e kane shfrytezuar pronen shteterore sa kane dhe si kane mundur. Cudi edhe me mbrojtjen qe i bejne disa tv, gazeta dhe analiste te shitur, kur ceshtja eshte fare e qarte dhe ka nje vendim gjykate qe duhet respektuar dhe zbatuar nga kushdo. Keta nuk mbrojne interesat e Shqiperise, por te dikujt tjeter qe nuk do shtet ne kete vend. Te ktheje pronen dhe taksat e papaguara, si Cecua, se ato jane te shqiptareve te varfer. Te marrin edhe ndeshkimin e duhur ligjor per mospagimin ne kohe te taksave.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Aron

                                        Nqs Irafni nuk ka paguar kete qira, shteti jo vetem ka te drejte ta nxjerri, por edhe ti sekuestroj edhe prona private nqs nuk paguan kete shume. Kjo shume i takon taksapaguesve.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Daku

                                          Po me ato pronat te Kinostudio qe i ka Tv K LAN c’thuhet moreeee?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Detari

                                            imagjino ndonje fukara ti ket borxh shtetit 100.000 $ si e rrasin ne burg brenda dites, ky tjetri 2 milion lol dhe shteti ben qorrin.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lumi

                                              Ju zotërinjtë dhe zonjat e ministrië nuk keni bërë asgjë në zbatim të ligjit New 24 dhe tëtjerë kulishër të Saliut duhet të ishin paditur penalisht për mos pagimin e qirasë .Po pse kjo papërgjegjëshmëri ?Po të ishte ndonjë bisnesmen tjetër palere debitorët për dritat ujin etj popullin e shkretë e pret prerja e dritave ose e ujit pa leremë e keqja proçedim penal për 3000lekë po për 2 miliardë lek në dëm të shtetit çfarë qëndrimi duhej të mbante kjo Ministi???Ligji ligji ligji e disiplinon që nga Edi Rama deri tek më fukaraj .Jemi 35 vjet në jetën me (ligje demokratike të shkruara )por akoma vazhdojmë me politikën penale me seanca pajtimi me deshira të dyanëshme për ti mbyllur çështjet si penale ashtu dhe administrative. Mirëpo kjo nuk i edukon njërëzit por i çedukon Kështu që Irfani dhe shumë irfanë të tjerë që shkelin ligjet nuk duhet të falen apo të mbyllet njëri sy dhe ti jepet mundësia që të përfitojë ngs propoganda e opozitës se po sulmohet media Jo Edi jo ju keni një ushtri me administratë me polisëci shteti bashkiake me organe tatimore me zyrë juridike që për nga madhësia numerike kjo është në rangë drejtorie Çfarë bëjnë këta për se të informojnë çfarë të këshillojnë dhe si e kanë zgjidhur këtë mosmarëveshje më së pari me mirëkuptim dhe shlyerje të borxhit që nuk është i vogël More zoti kryeministër për se ke derguar policinë në dyert e Tv sa për ti telendisur media dhe ske dërguar Irfanin dhe pronarët e tjerë që punojnë në këtë ndërtesë nëdyert e policisë dhe të gjykatave ???? Me sa kam haber për këto punë ju për dyshime për vjedhje korrupsion dhe pastrim parash( kur të gjykohet) e arrestuat në mes të rrugës ish presidentin dhe mirë bëtë .Po ky Irfani ka vjedh dy milion euro të vërtetuara me dokumenta që si ka paguar shtetit po pse këtë nuk e arreston dotë mbasi i keni dhënë kohë për të shyer borxhin dhe nuk ju ka begenisur fare ??Çfarë të ka penguar apo të pengon??Tëjeni të bindur se që në momentin që i vihen hekurat (byzylykët ) ky farë burri do të dërgojë drejtoreshën e financave të shlyej borxhin qindarkë në qindarkë ,O Rama nuk ka tima mbi ligjin por ka moszbatues të ligjit dhe me këta duhet të merreni.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje