Një lëvizje e konsiderueshme e udhëtarëve është shënuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë në vend gjithsej 7,730 shtetas duke shënuar rekord hyrjesh, ndërsa kanë dalë 12 545 shtetas.
Ndërkohë, në Qafë Thanë janë shënuar 5297 hyrje dhe 4104 dalje. Autoritetet kufitare bëjnë me dije se lëvizja e shtuar lidhet me kthimin e emigrantëve për pushime verore, por edhe me udhëtimet turistike drejt vendeve fqinje.
Në të dy pikat kufitare policia shqiptare po punon me numër të shtuar sportelesh dhe orare të zgjatura nga e gjithë struktura e policisë kufitare.
Në Kapshticë, pala shqiptare po punon me 3 sportele në hyrje e 4 në dalje ndërsa pala greke me 3 në hyrje e 2 në dalje.
Në Qafë Thanë punohet me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, në pikën kufitare të Tushemishtit me 1 sportel në hyrje e 1 në dalje dhe në Goricë po me nga 1 sportel ndërsa nuk ka fluks lëvizjesh në këto dy pika kalimi.
Nuk jane turist o mashtrusa. Hallexhinjte qe vijne te freskojne shtepit e mbyllura ,te takojne cu kane mbetur gjalle ,te bejne ndonje varr te prinderve, te marrin ato cika pensjone dhe me vrap do kthehen .Do kthehen se Shqiperija eshte me e shtrenjt per te jetuar .Do paguajne dritat ,ujin se faturat u shumfishohen nga penalizimet, qe nuk shlyejne ne kohe . Keta heronje, qe per 35 vjet ,mbajten gjalle familjet, diskriminohen kur ballafaqohen me percmimin e organeve administrative . Paraqiten si ushtare ,te dije shteti, se jane gjalle e presin jave tu behen veprimet bankare .Ne Greqi apo Itali e ne ndonje vend tjeter te botes, keto veprime i bejne nje here ne 3 ose 5 vjet .Super shteti shqiptare nje here ne 6 muaj .Sorollaten neper noter e gjykata te legalizojne pronat e te marrin certifikatat . Mbasi zbrazin xhepat, koke ulur nen ze thone mos ja pafsha syte ketj vendi . Bumi turistik i realizoj objektivat edhe pse pati konkurence te madhe nga fqinjet .Shqiperija mbetet destinacjoni me i cuditcem per tu vizituar nga cmimet,sherbimet , infrastruktura urbane dhe vrasja e kafshve qe bejne guida malore turistet .Ne ndihme te ketij realiteti turistik kemi dhe shokun Sali ,arqitekti i shkaterrimit te vendit qe hedh foto diskriminuese ndaj vendit te tij. Nga ana tjeter Rama ,qe mendon per negocjatat, ka filluar, ne kulmin e sezonit ,te prishi objektet e ndertuara me lejet e administrates shteterore .Ja kjo eshte kllasa politike e shteti qe drejton vendin per 35 vjet demokraci shpellaresh .
Ke shum te drrejt.nuk esht rastesi qe ne institutcionet shteterore punojn te gjith pothuajse shqipfoles prandaj ne shqiptaret kemi marr dhen nga syt lamer,dhe kur shkojm ne shqiperi ne cdo der qe trrokasim te nxin jeten sot na rush neper spitale prandaj Rama thot kthehi un qe kam 30 vjet emigrim po e mendoja mirpo cfar te bej kur shkoj cunat e lagjes qe sot jan femijet e mi ruajn te ikin.