"Mjedise moderne", Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

11 Prill 2026, 18:30Sociale TEMA
"Mjedise moderne", Rama viziton godinën e re të DPSHTRR

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të shtunë, 11 prill, godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Lushnjës.

Rama inspektoi nga afër qendrën e kontrollit teknik. Po ashtu, inspektoi dhe qendrën e kontrollit fizik të automjeteve. Drejtoria Rajonale nuk i shërben vetëm Lushnjës, por edhe e Divjakës.

Rreth 34 mijë pronarë makinash inspektojnë mjetet e tyre në këtë qendër ose 35 përqind e automjeteve, që janë regjistruar në të gjithë qarkun e Fierit. Aperaturat me të cilën punohet është sipas standardeve bashkëkohore.

Kjo DPSHTRR ofron edhe parkim për automjetet, duke lehtësuar radhën e makinave, që kërkojnë shërbime. Në total ofrohen 54 shërbime të reja. Realizohet edhe regjistrimi i makinave, prodhimi i targave etj.

Në aspektin e digjitalizimit, taksa vjetore të mjeteve paguhen online nga qytetarët përmes platformës E-Albania.

Kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se rreth 34 mijë qytetarë nga Lushnja dhe Divjaka do të marrin shërbime cilësore në këtë Drejtori Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

2 Komente

  1. N
    Nastradini

    Hajdut !

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      I paturpshmi qe rri ne pushtet kur nje popull braktis atdheun sepse nuk KA SHTET ku me dashuri do jetonte!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje