Vijon fluksi i Pashkëve në Kakavijë, 10 076 persona lëvizën në 24 orë

10 Prill 2026, 11:20Sociale TEMA
Vijon fluksi i Pashkëve në Kakavijë, 10 076 persona

Në Stacionin Kufitar të Kakavijës, në këto ditë të festës së Pashkës vazhdon fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Sipas Policisë Kufitare, gjatë 24-orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 10076 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 6838 në hyrje dhe 3238 në dalje, si dhe 3358 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 2411 në hyrje dhe 947 në dalje.

Dogana shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje ndërsa pala greke numëron 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Aplikimi i ri i regjimit të kontrollit për hyrjen në zonën Shengen ka zgjatur kohën e pritjes në sportelet e doganës greke të Kakavijës.

1 Komente

  1. A
    ABAZ ALIU TOMORR

    JAN KATER DIT PUSHIM ,,,SHQIPTARET NUK VAJTEN PER FITER BAJRAM ,,,TANI ESHTE RASTI PER TE BER NDONJE PUN NE SHPI ,,,SE PASHK NUK FESTOJNE ,,,NONJE KAUR PO ,,FESTON PASHKET DHE BEN DHE NONJE PUN ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje