Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, zbulon se kur përfundon

9 Prill 2026, 10:37Sociale TEMA
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i shëtitores “Taulantia” në Durrës, ku puna po vijon me ritme të shpejta.

Sipas tij, krahas punimeve kryesore, ka nisur edhe montimi i strukturave të pergolës, të cilat do të sigurojnë hije për pushuesit përgjatë vijës bregdetare.

Rama bëri të ditur se brenda muajit qershor ky segment i shëtitores pritet të përfundojë plotësisht.

“Në kantierin e shëtitores Taulantia në Durrës vijon puna, ndërsa ka nisur edhe montimi i strukturave për ndërtimin e pergolës (strukturë me shtylla dhe trarë që krijon hije mbi shëtitore). Brenda muajit qershor, ky aks i shëtitores do të jetë i përfunduar”, shkruan Rama.

4 Komente

  1. x
    xha Braho

    Ore lewni keto, po inceneratorin e Fierit a do e vini ne pune apo eshte objekt fallco? Po Ky i Elbasanit a e beri remontin mbasi beri nja 3 muaj pune? Nuk po flas per kete te Tiranes se ky eshte paguar por pa egzistuar. Ore, pse nuk thua nje fjale per te gjitha keto me siper? Qofte edhe kundrshtoi, edhe pa argumenta, por mos bej sikur nuk ka ndodhur asgje, se i bie pastaj te jesh UFO!

    Përgjigjjuni
    1. P
      PRITA me GURE brenda ne det

      Ndertoni PRITA ME GURE 100 METRA BRENDA NE DET, sic i ka Italia kudo. Ne dimer apo ne ditet me det te larte CDO VIT, aty leshteriku e uji do te vijne deri tek restorantet.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Ja edhe nje veper madheshtore qe qeveria po i dhuron popullit te Durresit , Shqiperise e me gjere. Nuk e di a kane sy keta nongratat e opozites, apo vene ndonje maske per te mos pare keto pune kaq te mrekullueshme qe po e bejne Shqiperine vendin me te lakmuar per turistet e mbare botes. keta po mbyten ne ziline e tyre dhe prandaj bertasin korrupsioni, krimi, tarafiku e budalleqe te tjera. Po te kish korrupsion nuk do beheshin keto vepra, nuk do vinin miliona turiste, nuk do rriteshin kaq shume pensionet . Epo te marresh rastin e nje zv/kryeministreje te zene ne korrupsion per vetem 50 milion euro, e ta pergjithsosh se ketu e gjithe qeveria eshte e zhytur ne korrupsion, te marresh rastin e nje inceneratori se nuk ekziston e te thuash se ketu vidhen fondet gjithandej, kjo eshte per te vene duart ne koke, nje cmenduri te tille vetem nje opozite e degraduar qe shkan pas nje plaku te marre mund ta thote.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hakiu

          Keni uzurpo plazhet,e tash po uzorponi detin,kujdes natyra eshte gjithmon me e fort.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje