Inspektim spitalit të ri rajonal në Lezhë, Rama: Në vijim do të ketë rritje pagash për mjekët

8 Prill 2026, 11:00Sociale TEMA
Inspektim spitalit të ri rajonal në Lezhë, Rama: Në vijim do

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në spitalin e ri rajonal në Lezhë, nga ku njoftoi se në vijim pritet të ketë rritje të mëtejshme pagash për mjekët.

Gjatë deklaratës së tij, Rama theksoi se përmirësimi i ekonomisë ka krijuar mundësi për rritje domethënëse të pagave në disa sektorë, si arsimi dhe ushtria, ndërsa paralajmëroi se kjo politikë do të shtrihet gradualisht edhe në fusha të tjera, përfshirë shëndetësinë.

Ai vlerësoi gjendjen aktuale të spitalit në Lezhë, duke theksuar mungesën e ankesave nga qytetarët, por nënvizoi nevojën për projekte të reja për të përballuar fluksin e përditshëm dhe për të përmirësuar shërbimet, veçanërisht përmes centralizimit të pavionit onkologjik.

“Ndërkohë është e vërtetë që rritja e pagave ka qenë domethënëse për shkak se edhe rritja e ekonomisë ka qenë domethënëse. Tani që ekonomia po na ndihmon që të kemi më shumë mundësi, tani e kemi vendosur për mësuesit, ushtarakët dhe do e shtrijmë në të gjitha frontet. Besoj që do të kemi mundësi përsëri në vijim që të rrisim përsëri pagat. Spitali duket goxha mirë.

Duke qenë se unë kam një parametër të punës së institucioneve, në një farë mënyre e kam një panoramë të pakënaqësive në territor. Për spitalin e Lezhës nuk kam dëgjuar ankesa. Është e domosdoshme një projekt i ri. Jo vetëm Lezha, por çdo spital që mban ngarkesën e ambulatorit të përditshëm, ka mungesë përqendrimi nga flukset e ditës. Ajo që unë mendoj se është fantastike është centralizimi i pavionit onkologjik”, tha Rama.

3 Komente

  1. b
    ben

    Rritja e pages per cdo kategori eshte per tu pershendetur, por krahas kesaj cfare duhet te beje qeveria per te luftuar fenomenin ku mjeket dhe punonjesit e tjere te shendetesise qe vazhdojne te marrin para nen dore?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doktor adhamudhi

      Po cte duhet Sora nga mbrapa kur ti i di te gjitha , apo vetem per te tundur koken i jep tere ate rroge te majme si ministre shendetesie ? I the te gjitha te moren vesh mjeket me e rendesishmja ta pohoj dhe ministrja me koke ? Bo bo bo

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Ky me ate mendjen e tij prej karagjozi beson me te vertete se ka luftuar korrupsjonin!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje