Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”: Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish

8 Prill 2026, 10:50Sociale TEMA
Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”: Ndërhyrje në

Autoriteti Portual Durrës ka nisur punimet sot në 8 prill në Portën nr. 4, pranë Urës së Dajlanit, si pjesë e projektit strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit”.

Ndërhyrjet përfshijnë testimin dhe rikonceptimin e portës, si dhe rikualifikimin e saj në një lokacion të ri. Gjithashtu, do të rehabilitohet aksi rrugor i dëmtuar pranë hyrjes. Për shkak të punimeve, nga 6 korsitë ekzistuese, aktualisht do të jenë në funksion vetëm 3. Kjo mund të shkaktojë vonesa të përkohshme për përdoruesit e portit.

Hyrja nr. 2 mbetet plotësisht funksionale dhe e gatshme për automjetet e vogla. Autoriteti Portual Durrës kërkon mirëkuptimin e përdoruesve për çdo shqetësim të shkaktuar.Punimet janë pjesë e fazës së parë të zhvillimit infrastrukturor të portit.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PËRDORUESIT E PORTIT TË DURRËSIT

Autoriteti Portual Durrës njofton përdoruesit e Portit të Durrësit se në vijim të zbatimit të projektit strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit”, kanë nisur ndërhyrjet për testimin dhe rikonceptimin e Portës nr. 4 (Ura e Dajlanit).

Këto ndërhyrje janë pjesë e fazës së parë të zhvillimit infrastrukturor dhe përfshijnë gjithashtu rehabilitimin e aksit rrugor të dëmtuar, si dhe rikualifikimin e portës në një lokacion të ri.

Për shkak të punimeve, aktualisht do të jetë i mundur përdorimi i vetëm 3 korsive nga 6 korsitë ekzistuese në këtë hyrje-dalje.

Ndërkohë, Hyrja nr. 2 vijon të jetë plotësisht funksionale dhe në eficiencë të plotë për hyrje-daljet e automjeteve të vogla.

Autoriteti Portual Durrës kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të hapësirës portuale për çdo shqetësim të përkohshëm të shkaktuar nga këto punime.

1 Komente

  1. P
    Pisku

    Tani qe plasen bombat nga Dubai .. e mblodhen sumen keta dhe do ti futen punes seriozisht ne Durres. Shume milonare po i bejne cicin Dubait dhe i jane leshuar Milanos!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje