Përgjatë këtyre 24 orëve të fundit fluksi i hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, Kapshticë dhe Qafë Thanë, është shtuar.
Sipas burimeve zyrtare për mediat, në Kapshticë kanë hyrë në total 6245 shtetas, dhe kanë dalë 4685 shtetas. Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 5968 shtetas dhe kanë dalë 6318 të tjerë.
Arsyeja e ritjes së ndjeshme të fluksit të lëvizjeve në doganën e Kapshticës, është se shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, Greqi, kthehen për të kremtuar Pashkën Ortodokse pranë familjarëve të tyre.
Ndërkohë në Qafë Thanë, fluksi i shtuar gjatë ketyre ditëve është krijuar pasi shumë qytetarë shqiptarë udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut për të furnizuar automjetet me karburant si edhe për të blerë produkte ushqimore, për shkak të çmimeve më të ulëta.
PO PER FITER BAJRAMIN KISH FLUKS NE KAKAVI DHE KAPSHTIC ,,,