Programi pas shkolle, Kumbaro: Mësuesit do të shpërblehen me 1000 lekë ora, thirrja e hapur edhe për profesionistë jashtë sistemit

10 Prill 2026, 10:40Sociale TEMA
Programi pas shkolle, Kumbaro: Mësuesit do të shpërblehen me 1000

Mësuesit që kontribuojnë në programin pas shkolle do të paguhen me 1000 lekë ora. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi se honorari i parashikuar nga 500 lekë do të jetë 1000, ndërsa thirrja është e hapur edhe për mësues në pension apo specialistë.

Programi pas shkolle është një nismë tashmë e miratuar nga qeveria që fëmijët të qëndrojnë në shkollë pas orarit të detyruar për të përfunduar detyrat apo për t’u marrë me aktivitete të ndryshme zejtare.

“Këshilli i Ministrave vendosi që të dyfishojë honorarin me të cilin shpërblehen këto orë jashtë mësimit të detyruar në shifrën 10 mijë lekë të vjetra për orë, për 60 minuta. ishte parashikuar në 5 dhe kemi arritur në 10. E hapim listën e bashkëpunëtorëve jo vetëm për mësuesit që janë pjesë e sistemit, për mësues që janë në pension dhe janë aktivë, specialistë të ndryshëm të artit, muzikës, për artizanë që të bëhen pjesë e programeve jashtëshkollore ku shkollat sot do të kenë fondin e disponueshëm për të shpërblyer në mënyrë dinjitoze këta bashkëpunëtorë që vijnë nga komuniteti”, tha Kumbaro.

7 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Aman po çfarë bëni more se latë nam! Shkon Rama në takime me mjekët dhe premton rritje pagash, hedh idenë që në QSUT të ndërtohet një spital privat. Kulmi!!!! Në vënd që të reduktohen spitalet privatë që po rrjepin të gjallë njerëzit Kryeministri ynë i dashur stimulon privatët futur gjarpërinjtë në spitalin më të madh publik në vënd. Si është e mundur që duke filluar nga Rama e të tjerët në qeveri që e kanë bërë çorap sistemin e pagave duke premtuar nga hiçi rritje pagash në funksion të takimeve që bëjnë. Një shtet serioz nuk vepron kështu. E kanë bërë sistemin e pagave çorap duke bërë premtime nga hiçi në funksion të takimeve që bëjnë. Jemi bërë si shtet kalamajsh pa kurrë farë serioziteti. Vini gishtin kokës se nuk qeveriset një shtet kështu.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirela Kurvmbaro

      Shperblimin do ta merni me karte krediti tek ...gopi im

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bla bla

      Ku do e zbatosh ti këtë nismë? Në lagjen Ali Demi të gjitha shkollat janë me dy turne, fillojnë mësim në 1.30 dhe përfundojnë në 5.20. Sipas logjikës tënde I bie ti marrim fëmijët në orën 9 të darkës. Ngele gjithë jetën fyçkë moj Mirelë! Pleqëria as të ka të kam bërë të zgjuar as të ka fisnikëruar.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kristi

        Epo ide jo e keqe... Po ushqimin si do jua sherbeni nxebesve.../sic ben dynjaja../ He zonje na thuaj ?!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nastradini

          Po Rama eshte idiot i lindur.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sionisti

            Moj ministre që e ke ndritur në çdo ministri që ke qënë, as me kohën e “xhaxhit” nuk krahasoheni. E bëtë lesh e li këtë vënd. Çu vjen nga by… e nxirni nga goja. Po a keni bërë ndonjë studim, si mund të rrijë një fëmijë 6-7-8-9 vjeçar nga ora 07.00 e mëngjesit deri më orën 16.00 të mbasdites pa ngrënë, pa pirë api pa u shtrirë pak në krevat apo në divan. A mendoni për shëndetin e tyre apo vetëm statistika, slogane e bufatori. Thirrini mëndjes se e bëtë çorap këtë punë, boll me “ të diela komuniste”

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gazetari

              Si ka guxim dhe i thote vetes Ministre kjo. Turp per faqe te zeze. Dikush i krahasonte ketu shkollat e keasj mender Ministre me shkollat e Xhaxhit!!! As qe mund te krahasohen. Shkollat e Xhaxhit nuk vijne as per 200 vjet. Ata shkolla nxirnin njerez me dije jo kunguj prodhuar ne serrat e korrupsionit te sotem..

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje