Moderatorët e mëngjesit në RTSH, Valbona Mhilli dhe Ermal Qorri, kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike, pasi teksa lexonin ngjarjet me rëndësi historike, të 20 majit, patën vështirësi për të lexuar fjalët “Holokaust” dhe “Auschwitz” dhe treguan se nuk kishin njohuri mbi to, njëri që përcakton gjenocidin dhe tjetri kampin famëkeq të përqendrimit.
Së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se dy moderatorët janë shkarkuar nga puna, por vetë Ermali, ashtu si Mhilli, është shprehur në rrjetin e tij social Insatgram, se një gjë e tillë nuk është e vërtetë pasi ai ka dhënë dorëheqjen.
“Kam vendosur të mos jem më as autor dhe as moderator i programit 'Mirëmëngjesi Shqipëri', programit të cilit i kam dhënë energjinë dhe fytyrën time, duke e marë nga 0 e duke e ngritur on TOP”, shkruan ndër të tjera Ermal Qori në postimin e tij, i cili po ashtu ka ngjallur shumë polemika.
Ndër të tjerë ka reaguar ashpër gazetarja Matilda Mcini, e cila ka qenë moderatore më herët e emisionit të mëngjesit në RTSH së bashku me Florian Agalliu.
“Sqarim: e gjete emisionin e mëngjesit dhe falë ‘profesionalizmit’ e çove në ZERO. Hajt suksese në jetë”, ka shkruar Matilda Mcini.
C,eshte ky ermal qorri ,nje lepurush medioker,po te pyeste baben e vet per holokaustin ,dhe auswicin,per perndjekjen e hebrejve.
Po nga e gjeni keta injorante more aman ,apo kush ofron gopin dhe kush bythen
Sa i pershtatet mbiemri ketij tipit…
Kjo vajza ta shpifte ne cdo fjale qe nxirte nga goja,te detyronte me nderruar kanal
Si e masin shikushmerine?! sepse te thuash nga 0 ne TOP dhe nga TOPI ne 0, eshte tallava. A ka shifra qe tregojne shikueshmerine dhe per me teper, ne krahasim me te njejten fashe ne TV konkurrente. o zot.....