Albsig ka arritur të dëmshpërblejë përsëri në kohë rekord njëvlerë të madhe për qendrën tregtare në Lushnje e cila nëmuajin dhjetor të vitit të kaluar, u përfshi nga një zjarrshkatërrues. Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtërku Albsig tregon shpejtësi në mbështetjen e të dëmtuarve. Vetëm gjatë tre muajve të fundit, Albsig ka dhënë 4 milioneuro dëmshpërblim, duke përfshirë edhe rastin e zjarrit në njëkompani bojërash në Tiranë.
Albsig ka kompensuar vlerën e plotë 1.5 milion euro dëmshpërblim për rastin e qendrës tregtare në Lushnje, ku 300mijë euro janë dhënë menjëherë në ditët e para pas incidentit. Kjo procedurë është marrë në dorëzim nga ekspertët e Albsigdhe është ndjekur me përpikmëri duke e kthyer edhe këtë nënjë rast suksesi. Vendosmëria për t’iu përgjigjur klientëve nëraste të tilla është standard i kompanisë Albsig, jo vetëm përraste zjarresh dhe rreziqesh të tjera, por edhe për çdo policësigurimi që kjo kompani ofron.
Sipas përfaqësuesit ligjor të qendrës tregtare z. LorelFerracaku, një pjesë e objektit ka qënë e siguruar ngakompania Albsig ku përfaqësues të saj, si drejtuesit, ashtuedhe grupet e inspektimit, kanë qënë të pranishëm që nëmomentet e para e deri në finalizimin e procesit. “Falenderojmë Albsig për mbështetjen në plotësimin edokumentacionit të nevojshëm dhe për dëmshpërblimin nëkohë rekord.”
Albsig, pjesë e Grupit Kastrati, ka treguar përsëri angazhimmaksimal për t’i shërbyer në kohë dhe me përpikmëriklientëve të saj.
“Dëmi në qendrën tregtare ishte i përmasave tejet të mëdha, fatmirësisht pa dëme në njerëz. Albsig, si gjithmonë edhe nëkëtë rast ishte i gatshëm për të kryer shlyerjen e dëmit në kohërekord. Menjëherë pas verifikimeve dhe plotësimit tëdokumentacionit, klientit i është bërë pagesa prej 300 mijëeurosh në llogarinë e tij dhe aktualisht që flasim, dëmshpërblimi është shlyer në vlerën totale prej 1.5 milionëeurosh” shprehet Dritan Kastrati, Zv. Drejtor i Përgjithshëm iAlbsig.
Arritje të tilla janë tregues jo vetëm të një modeli tësuksesshëm biznesi, por edhe i besimit dhe ndërgjegjësimit tëqytetarëve shqiptarë për nevojën e një partneri të besueshëm e serioz që e shoqëron në çdo aspekt të jetës dhe biznesit.
Lini një Përgjigje