Taulant Balla “ngre” dronët nga Kuçova

20 Maj 2024, 17:14Sociale TEMA
Taulant Balla “ngre” dronët nga Kuçova

Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë në prej sot në dispozicion avionët pa pilot për kontrollin e territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike, krimeve mjedisore në pyje, lumenj, ndërtime pa leje, për luftën kundër kalimit të paligjshëm të kufirit, evidentimin e mjeteve lundruese në det, kontrollin dhe monitorimin e trafikut apo incidenteve rrugore edhe nga ajri, si dhe ndjekjen e mjeteve personave në rast të ngjarje kriminale.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Bazën Ajrore në Kuçovë ku pa nga afër avionët pa pilot të Forcës Ajrore. Ai tha se Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë prej sot mundësinë e kontrollit në kohë reale të gjithë territorit dhe kufirit nga ajri.

“Kapaciteti i ri i Forcave Ajrore, sikurse është rënë dakord, do të përdoret edhe nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, qoftë Policia e Shtetit, qoftë IKMT, që kanë depozituar pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA, kërkesat specifike për përdorimin e tyre. Synimi është një kontroll më i mirë i territorit dhe nga ajri.

Policia e Shtetit nevojën e ka kryesisht për monitorimin nga ajri të territorit lidhur me aktivitete apo fenomene sikurse është p.sh. kultivimi i kanabisit. Na nevojitet një koordinim mes tokës dhe ajrit për të kontrolluar sa më mirë territorin,” nënvizoi ministri Balla.

Më tej, ai u ndal në reagimin shumë më të shpejtë në kohë, përmes avionëve pa pilot, lidhur me nevojat e policisë.

“Përmes këtij avioni pa pilot ne mund të zëvendësojmë fare mirë kontrollin nga ajri që dikur është bërë me helikopter. Procedura e futjes në veprim të avionëve pa pilot është shumë më e shpejtë sesa ajo që ishte për helikopterët. Këto beteja fitohen kur ti kursen kohë,” theksoi ministri.

Duke folur rreth mundësive të tjera të përdorimit për qëllime civile, Balla nënvizoi se “aktualisht qëllimi ynë është sezoni turistik. Na duhet të kontrollojmë përgjatë gjithë bregdetit të gjitha fenomenet, depozitimet e mbetjeve dhe çdo problematikë tjetër, se nuk janë vetëm ndërtimet pa leje, por edhe krimet mjedisore, dëmtimi i pyjeve etj..”

Sa i përket aspekteve ligjore e procedura të përdorimit të këtij mjeti të sofistikuar teknologjik në dispozicion të Forcave të Armatosura, Ministri i Brendshëm sqaroi se “brenda kësaj jave mund të dalë vendimi i qeverisë, por jemi dakordësuar me Ministrin Peleshi që të nisim tashmë nga puna, sepse është edhe porosi e Kryeministrit Rama që këtë kapacitet teknologjik shumë të rëndësishëm ta vendosim sa më shpejt në funksion, me qëllim për përdorimin në problematike të natyrës civile.”

Balla tha gjithashtu se “sot është misioni i parë, pra kemi filluar punën dhe ndaj keqbërësve sot japim një mesazh të qartë që Republika e Shqipërisë ka një kontroll të territorit në të gjithë dimensionet, përfshirë edhe nga ajri.”

8 Komente

  1. B
    Bitri

    Mirë për kontrolle për drogen! Po për IKMT,në çfarë i duhen zoti minister?

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nikua pa leshi

      sa mbrapa bote qe kemi ngelur. Duhet te pakten nje 40 vjecar qe ky vend te kete nje ushtri te mirfillte

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vari Janullen!

        Dronë ushtarakë, në funksion të Ballës?!!! Ushtria shqiptare është qesharake edhe pa këtë gjetjen e fundit. Mungon mistria e bujqësisë, që Bajraktarët të bëjnë edhe plehërimi nga qielli...

        Përgjigjjuni
        1. N
          Njeri nga shitesit e 22 dyqaneve te Oltian Bistrit

          Na kenaqi dhe Taulanti. Pothuajse gjithe policia e inkriminuar dhe te gjitha i nxjerrin te huajt,kurse ministrat tone bejne xhiro me avione. Dikush nderhyn ne sistemin TIMS, nje tjeter hap 22 dyqane,tjetri dekonspiron aksinin per kapjen ekrimineleve, kur eshte keshtu perse na duhet ministri? Per te ngritur drone? I mesoi kryeministri te gjithe te hane dardha pas shpine dhe kur vjen veza ia shesin drejtesise. Por kur te gjithe bejne qef,vjedhin e shijne leme,nuk e dime c'bejne ministrat,kryetaret e bashkive dhe kryeministri yne lider boteror?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trojan

            Po ky legeni ca ka me keto ,buxheti ministrise se mbrojtjes ,c pune ka ministria e brendshme ,po ato satelitet o bythqira ku i keni

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zylo

              Pse nuk i dalin satelitët e plakut të vitit të ri por tani duhen dhe dronët.Tani nuk do të ketë kanabis se të tjerat i tregulluan

              Përgjigjjuni
              1. T
                Teo

                Bli nje helikopter te keqen.

                Përgjigjjuni
                1. g
                  gazetari KAZAN

                  Me krahe ???!!!!!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje