Turistët mbushin Vlorën: Deti, njerëzit, ushqimi...gjithçka është perfekte

19 Maj 2024, 15:19Sociale TEMA
Turistët mbushin Vlorën: Deti, njerëzit,

Vlora mbetet destinacioni i preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Këtë muaj, numri i pushuesve është rritur ndjeshëm, ndonëse temperaturat nuk janë ende të larta.

Turistët janë nga vende të ndryshme, ndërsa Vlorën e përshkruajnë si vend perfekt për të pushuar disa ditë.


 “Jam nga Londra. Kam blerë apartament këtu tek uji i ftohtë. Vlora është shumë e bukur, deti është i mrekullueshëm, njerëzit janë të këndshëm, ushqimi shumë i mirë. Vlora ka detin, malin…gjithçka është perfekte!”, tha një turist për abc news. 

“Jam nga Belgjika. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Kemi eksploruar edhe qytete të tjera, tani jemi këtu në Vlorë. Do të qëndrojmë 5 ditë. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit po ashtu. Këtu mund të gjejmë gjithçka që nevojitet për pushime të mira”.

Fundjava e mbush Vlorën gjithashtu edhe me pushues vendas, kryesisht nga Tirana, të cilët kërkojnë qetësinë dhe relaksin pranë bregdetit. Sipas tyre, Vlora ka ndryshuar mjaft edhe pse ka ende vend për përmirësim.

“Ne kemi shtëpinë tonë dhe vijmë fundjava kur kemi kohë. Për ne është pranueshëm. Ke çmime të lira, por edhe të shtrenjta. Varet çfarë kërkon”.

“Unë kam kohë që vij në Vlorë. E di Vlorën përmendësh si ka qenë dhe si është. Këto investimet sa më shumë të jenë aq më të mira”.

“Kemi ardhur për disa ditë. Si fillim duket se është mbarë”.  

Pak ditë më parë qyteti bregdetar çeli zyrtarisht sezonin turistik, ndërsa pritet që numri i turistëve të jetë më i lartë se vitin e kaluar.

3 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Po rera ku eshte, rrofte shezlongu se do ishin shtrire si derrat ne dhe.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Artan

      Mashtrim , shifra FAKE , jeni gazete e degjeneruar , beni propaganden e Edi Rames .

      Përgjigjjuni
      1. U
        Un

        Juve pasket qen me duket posht ballkonit se ndryshe nuk Do Mund te flisni kaq kec per diqka qe shihet

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje