Korridori blu, gati projekti nga Balldreni në Murriqan – Gjatësia rreth 40 km, shpjetësia e lejuar do jetë 120 km/orë

17 Maj 2024, 21:40Sociale TEMA
Korridori blu, gati projekti nga Balldreni në Murriqan –

Segmenti rrugor Balldren – Murriqan, pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian apo siç njihet ndryshe korridori blu do të ketë një gjatësi prej rreth 40 km dhe do të lejojë një shpejtësi lëvizjeje prej 120 km/orë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të nisë konsultimet për gjurmën e projektit dhe ndikimin social – mjedisore në 3 bashkitë që prek projekti e më konkretisht: Shkodër, Lezhë dhe Vau i Dejës.

Për hartimin e projektit janë mbajtur në konsideratë 2 alternativa, ku njëra prej tyre është gjurmë tërësisht e re, me gjatësi 27.5 km, ku supozohej të ndërtohej një pikë e re kufitare me Malin e Zi dhe një urë e re mbi lumin Buna.

Por, sipas studimit kjo alternativë ka kosto të lartë, duke bërë të pëlqyeshme alternativën e dytë, me gjatësi prej 40 km.  Ajo parashikon ndërtimin e një segmenti të ri prej rreth 13 km, si dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese prej rreth 25.8 km.

Ndërtimi I segmentit të ri propozohet për të shmangur interferencën me rrjetin ekzistues të Rrugës Kombëtare, e cila i shërben trafikut të zonës (trafiku lokal dhe i përgjithshëm).

Në autostradën e re parashikohen katër kalime në disnivel, përkatësisht në Murriqan, Velijpojë, në Vaun e Dejës dhe një në veri të Lezhës.

Korridorit Adriatiko – Jonian, i cili është identifikuar si pjese e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrirë korridorin kryesor te rrjetit te BE-se ne Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatësia e vlerësuar e të gjithë Korridorit e Mesdheut është rreth 1,550 km. Në Ballkanin Perëndimor, korridori kalon nëpër Mal të Zi (afërsisht 7% e gjatësisë totale) dhe Shqipëri (afërsisht 20% e gjatësisë totale ose rreth 300 km).

2 Komente

  1. U
    Udha e shumpritur

    Po mungon 1 hartë-skicë ku do të dukej me sy kjo rrugë.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sufllaqe falas

      Deri në 2100 me ritmin që kemi do mbarojë besoj Ajo unaza e madhe e Tiranë si u se në hyrje nga rruga e Durrësit 1 korsi kishte prapë se ishte bërë një pallat ne rruge

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje