Profesori i fizikës që la Gjirokastrën për të hapur bujtinë në fshat!

17 Maj 2024, 17:36Sociale TEMA
Profesori i fizikës që la Gjirokastrën për të hapur

Në ditën e Agroturizmit gazetarja Rudina Xhunga ndalon në tregimin e saj në fshatin Saraqinishtë, në shtëpinë e profesor Vasil Bakulit.

Profesor Vaso, një pedagog i fizikës në Universitetin e Gjirokastrës kur doli në pension u kthye në shtëpinë e prindërve, e hapi, ndezi oxhakun dhe e ktheu në bujtinë.

Në shtëpinë 500-vjeçare është gjithçka që kanë lënë prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit e profesor Vasos.

Aty është tavani i vjetër ku ngjyrat nuk kanë ndryshuar asnjëherë, janë qëndismat e nënës lunxhiote, janë zogjtë që këndojnë si askund, janë gatimet e gruas së profesorit dhe është rakia në sofat.

Të gjitha këto i pëlqejnë turistëve, të cilët janë kryesisht ata që bujtin te shtëpia e profesor Vasos.

Kur gazetarja e pyet se përse nuk është në Instagram, profesor Vaso i thotë: "Na gjeni më Booking!”

E gjitha nisi kur një grup nga Australia donte të punonte vullnetarisht në Antigone. Ata erdhën për një javë, gërmuan në Antigone, por nuk kishin ku të flinin.

Shtëpia e tij e madhe iu la australianëve të cilët u kënaqen aq shumë sa e bënë të kuptojë profesorin që duhet të ndërronte zanat.

“E kam dashur fizikën gjithë jetën, por tani e kam ndërruar me turizmin”, thotë profesori, ndërsa na fton në shtëpinë e tij ku pret miq.

 

1 Komente

  1. R
    Rajmondi.

    Me Rudina,pse nuk të qasi brenda,të na tregoje ç'far kushe jetese i kishte krijuar turistëve. Nuk pamë "oxhakun" !!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje