Shqipëria mund të lejojë importin e mbetjeve nga jashtë. Ato do të jenë të kategorisë “jo të rrezikshme” dhe do të përdoren për lëndë djegëse në industrinë e çimentos, industrinë prodhuese dhe atë ricikluese.
Kërkesa ka ardhur nga Shoqata e Prodhuesve të Shqipërisë. Nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit konfirmohet depozitimi i kërkesës dhe po shqyrtohet mundësia, “por për momentin nuk ka një po ose një jo”.
Kërkesa për lejimin e importeve të mbetjeve të parrezikshme konfirmohet dhe nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë të cilët kërkojnë përfshirjen e saj në projektligjin për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”.
Shqiperia ne cdo cep ka plehra skemi nevoj me importuar? Pastroni vendin ne cdo cep edhe skeni nevoj me importuar per 100 vjet. jemi populli me i piset ne bote ..mjafton te shikoni malin e dajtit eshte me tonelata plehra ne cdo shkurre
Filluan mashtruesit Rilindas!Ky fare shteti modern po perdor mbeturina per energji!
Plehratme plehrat meren.Ore se kuptoni ju qe jane helmet dhe nuk humbasin...S ka proces qe I eleminon thjesht shendrohen po gjende toksike ngelen... Normal qe eshte biznes fitimprures por dhe eshte buried semundjesh. NE afatgjate kostoja ne jete njerezish eshte ne e larte E pyesni veten pse nuk ju perfshijne ne industries elektronije apo te makinave por ju ofrojne plehrat?
Opa importin e mbetjeve nga jashte ! ne shqiperi eshte kudo paster nuk ka fare mbetje mbeturinash ? Industria Evropiane paguan per te gjetur nje vend si shqiperia ne kete raste ! Si dikur ne vitet 1993-1994 kure Mollet neper frigoriferet ne magazinat e Greqise - Austrise dhe te Gjermanise paguanin per ti groposur...Dhe nje Biznesmen si njeri babaxhan qe njihet ne shqiperi i mori me vite te tera,,,dhe i shiste neper lagjet e te gjithe Qyteteve me cmim te lire ..! Mollet dhe disa fruta te tjera .... nuk lejohej ne keto shtete as derrave tju jeper per ushqim....kurse ne shqiperi i blinin qytetaret e pafajshem me ato pake te ardhura qe kishin ...
Përse nuk i përdorin vetë këto vende këto mbeturina për djegie? Shoqata e prodhuesve shqiptarê mendon se sa para mund të fitojë dhe për asgjë tjetër. Nuk thonë kot që kapitali nuk ka atdhe.
Cfare fshihet pas ketyre plehrave...kush oligark, cili kozmopolit plehraxhi?
Kuku-kuku ,nji shtet me mbeturina deri ne fyt te importoj hala mbeturina , kuku-kuku!!!
Idiotësi e radhës e Ramës! Arrogant, servil, në shërbim të të huajve!
Ky është një lajm i mirë nga kryeministri që duam dhe punon për zhbillimin e vendit me standardet ndërkombëtare (Koment sufllaqexhiu tipik)
Ne nuk menaxhojme dot plehrat tona, e jo me te importojme. Ne fakt nese pyet turistet e huaj cfare nuk i pelqeu ne Shqiperi, shumica do te thone plehrat anes rrugeve.
Po mire qe e kerkojne prodhuesit por jeta prodhues te ngrene aktiviteti per te hequr plerat e mbeturinat ketu pastaj te investojne jashte dhe te qerojne mbeturinat e botes.
Importojmë Plehra dhe eksportojmë kalamaj !!! me ligjin " shurra- goca". Ne Ina jek e jek.