
Kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Lezhës ku pa nga afër punimet për disa investime që po kryhen.
Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga takimi me qytetarët e Lezhës, ndërsa theksoi se “plot punë të mira marrin jetë përditë në Lezhë”.
Kreu i qeverisë u mirëprit nga disa banorë të zonës, me të cilët bashkëbisedoi dhe mori vlerësime për punën e tij.
“Faleminderit për të gjithë punët e mira që ke bërë në Shqipëri dhe fjalimin madhështor që ke mbajtur në Athinë”, iu drejtua një qytetar Ramës.
Kryebashkiaku Pjerin Ndreu tregoi se falë ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia, ujërat e zeza nuk derdhen më në lumë dhe Lezha nuk përmbytet më.
Po trafikun e stër rënduar kur dotë vëni dorë? Turtura më e madhe për Shkodranët dhe turistët është tek rreth rrotullimi në hyrje të Lezhës.
Si denjon dhe del foto me kete polic kriminelin e Lezhes?
Edhe pak dhe nuk do kete me ke te dale pervecse me turiste.Shpopulluesi i shekullit!Cfare duhet te beje nje drejtues i nje vendi me teper se kaq qe mbese ne histori?
Si ka mundësi që Pjerini gënjen haptazi dhe asnjë gazetar nuk guxon t'a thotë që kryetari i bashkisë Lezhë po mashtron?? Meqë ujërat e zeza nuk hidhen ne lumë? Ku është impianti që i pastron?? Ku shkarkohen tjetër se në Drin??