Francezët zgjedhin Durrësin

16 Maj 2024, 22:25Sociale TEMA
Francezët zgjedhin Durrësin

Plazhet, ditët plot diell dhe trashëgimia e pasur historike e kulturore e Durrësit, janë kthyer në një “magnet” për turistët, që kërkojnë një pjesë të parajsës mesdhetare.

Muajt e fundit të shumtë kanë qenë vizitorët francezë, të “etur” për përvoja autentike, përtej zonave turistike të bujshme në Europë.

 “Unë jam francez dhe kjo është hera ime e parë në Durrës. Është shumë bukur këtu në Shqipëri, vërtetë një vend i pazbuluar. Prandaj erdha ta vizitoj, sepse m’u duk një destinacion i veçantë.”

Por çfarë vlerësojnë më shumë ata nga qyteti bregdetar?

 “Edhe për mua është hera e parë që vij në Shqipëri dhe është shumë bukur këtu, sepse ka shumë gjëra për të parë dhe shumë gjëra për të bërë. Ka shumë site historike (arkeologjike) dhe ne na pëlqen shumë. Kam shumë qejf të kthehem sërish, ky është vërtetë një qytet shumë i bukur.”

 “Më pëlqen se është një vend i thjeshtë dhe njerëzit janë shumë simpatikë. Do të qëndrojmë një javë këtu, në Golem pranë detit.”

Durrësi 3000-vjeçar, i njohur për amfiteatrin e sitet e shumta arkeologjike, jetën e gjallë dhe detin Adriatik, po mirëpret shumë turistë, nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, jo vetëm përgjatë sezonit veror.

Kjo sepse operatorët turistikë flasin për një zgjatje të sezonit të rërës dhe diellit, nga prilli deri në nëntor.

 

5 Komente

  1. A
    Atili

    boll o mos na cani bythen. Erdhen va francese per te vizituar nje kopshesht zoologjik si shqiperia me ju na i servirni sikur u shkul franca e erdhi ketu. Boll mos na cani rrocken bylldymçengela

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Kjo është tashmë shumë e tepruar. Shumë francezë të tjerë kanë shkuar në Greqi e Kroaci.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .o.

        Vijne 5 turista nga Franca dhe thoni na erdhen francezet. Sa bajat qe jeni me keto tituj

        Përgjigjjuni
        1. t
          tahiri

          Eshte si te thuash qe shkojne turiste ne Kuba, dhe kuba eshte shume mire. Ne Kuba thyen turinjte miu. Vend i mbaruar.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbërori

            "njerëzit këtu janë shumë simpatikë.." Në fakt turisti thotë që njerëzit janë të dashur, ky është përkthimi i duhur por gazetashitësit shqypo përkthejnë fjalë për fjalë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje