Qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë do të pinë birrë importi me etiketë të kompanive vendase. Kjo është situata në të cilën po shkojnë prodhuesit e birrës, si pasojë e unifikimit të akcizës në Janar të vitit 2023 për prodhuesit nën 200,000 Hl në 710 lekë për HL.
Në një intervistë për SCAN, Stefan Pinguli, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës Vendase, Stefan Pinguli shprehet se kanë nisur kontrata e para me Spanjën dhe Serbinë për blerjen e këtij produkti.
“Kompanitë po fillojnë të marrin birrë nga jashtë. Po nënshkruhen kontrata me spanjollët dhe serbët dhe i vënë emrin e tyre. Po kthehemi në treg importi. Nga ana tjetër sipërmarrësit po tentojnë të shesin fabrikat me një vlerë shumë më të ulët.”
Sipas Pingulit, nga vendosja e kësaj takse, pasojat për industrinë kanë qenë të rënda dhe janë reflektuar në ulje prodhimi me 20 për qind, shkurtim të fuqisë punëtore dhe rritje çmimesh.
“Pasojat janë formale dhe jo formale. Prodhimi i vendit ka rënë me 20 % dhe ka elementë edhe të padukshëm në këtë pjesë. Është zvogëluar numri i punonjësve, ka pasur mungesë investimesh për të balancuar kostot e prodhimit. Është ulur mundësia për të investuar dhe modernizuar fabrikat, për të qenë konkurrentë në raport me markat e huaja.”
E ndërsa Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar seancën e parë të shqyrtimit të padisë për shfuqizimin e ligjit të akcizave i cili ka penalizuar këtë industri, prodhuesit shpresojnë në një vendim të drejtë në favor të biznesit.
“Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të arrijë të bindë qeverinë që të tërheqë ligjin dhe të ketë një proces gjithëpërfshirës. Ka disa mënyra që mund të ndërhyhej pa pasur këto pasoja. Rritja mund të bëhej për një periudhë të paktën 10 vjeçare. Mos të bëhej deri në 2000.000 HL, por të ishte e ndarë në faza si në Gjermani”.
Të dhënat zyrtare tregojnë se aktualisht birra e importuar dominon tregun me 59 %, trend i cili mesa duket do të vijojë të rritet.
Birrat shqiptare si shurre e me cmim te larte njesoj si birrat me eksperience shume shekullore. Nuk meritojne as gjysmen e parave te cmimit te tyre.
Po or Stefan po se do pimë birrën tënde si shurrë. Kujton se t'u ble institucionet e t'u bo show, "rritet cilësia e birrës". Dora e padukshme e tregut (nqs sidomos do funksiononte realisht ashtu, se në AL jo. Do jua kishte tregtare vendin me kohë. Nuk është se do njeri këtë gjë. Por njerëzit duan cilësinë në raport proportional me çmimin. Ça të pimë Stela-n tënde si shurrë, që një birrë të fryn barkun në vend të Stella Artois ?? Kjo tregon qartë se bizneset Shqiptarë nuk janë konkurues as në sasi e as në cilësi dhe kjo edhe pas 3 dekadash. Biznesmenët Shqiptarë ku bën pjesë dhe zotrote (Edhe si ndërtues). Nuk bëjnë dot biznes të hapur per tregjet ndërkombëtare e aq më pak jashtë kushteve të monopolit apo oligopolit (si ai i birrës) Birra e jote Stela është sikur të blesh shurrë me pare. Lerini truket dhe marifetet por përshtatjuni tregut. Përmirësoni cilësinë, investoni në kërkim zhvillim dhe bëhuni gati për tregjet ndërkombëtare dhe EU. Nqs nuk e bëni dot jeni të destinuar veç për FALIMENT (nqs nuk ju blen kush). Po kështu edhe ti Stefan. Si ndërtimet edhe birrën (cilësi koti) Si puna e jote edhe shumë të tjerë. Pseudo-biznesmenë koti (oligarkë të shëmtuar), pa futur duart në fonde publike komplet zero. Ngelët duke kërcënuar me numrin e punonjësve (thua se keni dal për sevap). Dhe nuk thoni se punëtorët po ju bëjnë mutin, dhe nqs me rastin më të parë.
pervec Korces te tjerat te mbyllen. Jane sikur pi vajgur