Puna në shtet nuk po i josh shqiptarët

17 Maj 2024, 20:50Sociale TEMA
Puna në shtet nuk po i josh shqiptarët

Rritja e pagave nuk po josh shqiptarët për të punuar në shtet. Për 1 mijë e 82 vende të lira të shpallura vjet në administratën publike pati 14 mijë e 584 aplikime. Thënë ndryshe, gjatë 2023 pati 13.5 aplikime për një vend pune, ndërkohë që në vitin 2022 ky tregues ishte 17.9 aplikime për çdo pozicion të lirë.

“Duhet të kemi parasysh që rritja e rrogave nuk prek të gjitha pozicionet. Nuk është se ka uniformitet. Privati vijon të ketë paga më të mira dhe më shumë larmishmëri pozicionesh. Kmei gjithashtu shumë individë që vetëpunësohen,” shprehet Helena Halilaj, pedagoge, eksperte e tregut të punës.

Të dhënat nga Departamenti i administratës Publike tregojnë se nga gati 1 mijë e 100 pozicione të shpallura vjet, u zunë vetëm 838 prej tyre. Thënë ndryshe u mbushën vetëm 77.5 për qind e vendeve bosh.

“Mosplotësimi i vendeve bosh vihet re veçanërisht te kategoritë e mesme dhe të larta të specialistëve. Kjo nga frika e SPAK. Kanë frikë se firmat e hedhura mund t’iu sjellin pasoja ligjore.”

Shqetësimi për mosplotësimin e vendeve bosh në administratën publike e ngriti në fillim të muajit edhe ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja.

“Unë ju ftoj të gjithëve të klikojnë në faqen e DAP-it, unë ju ftoj të gjithë të provojnë dhe njëherë tjetër të punojnë në shtet. Unë e kuptoj se shumë janë të zhgënjyer. Kanë frikë për të firmosur, kanë frikë nga hetimet.”

Në total, me gjithë bashkitë, administrata publike shqiptare përbëhet nga mbi 184 mijë punonjës. Këtë vit, shpenzimet për të paguar rrogat e tyre janë planifikuar në masën 119.7 miliardë lekë.

Kjo shifër është sa 5% e gjithë Prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë në një vit.

5 Komente

  1. S
    Shkodrani

    O Zot, si ka mundesi te jeni kaq allogjike kur shkruani! Nuk e di po eshte per vjelle nga artikuj te ketij niveli. A ka sesi te mos jesh i joshur kur per cdo vend pune ka 13.5 lutje (jo aplikime o hajvanet e temes)? Per te konfirmuar titullin duhet te kishte nje numer dicka me te vogel se tre. Nejse ky eshte niveli qe ka mbetur ...

    Përgjigjjuni
    1. z
      zeri i arsyes

      Nuk vjedhin me dot si dikur, nuk ju leverdis te punojne ne shtet.... Keto jane rezultatet (e padukshme dhe te pa mediatizuara) e reformes ne drejtesi, fundit te pandeshkueshmerise dhe digitalizimit. Nuk kane me kontakt me qytetaret qe tu marrin para per cdo sherbim. Keshtu ulet korrupsioni, ne nivelet e uleta dhe te mesme te qeverisjes. Ne nivelet e larta, nuk ekziston ende nje menyre qe e zhduk 100%, dhe ne EU dhe ne USA, ne nivele te larta, ka dhe do te kete korrupsion, por te pakten qytetari nuk perballet cdo dite me korrupsion, neper roje, sportele, neper patenta, dogana etj.....

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kolegu i SPAK-ut

        Unë e kuptoj se shumë janë të zhgënjyer. Kanë frikë për të firmosur, kanë frikë nga hetimet E tha vetë përgjigjen

        Përgjigjjuni
        1. s
          spata

          Eshte krimbur administrata me vese te keqija dhe plot rreziqe .Po ju jap nje shembull nga jeta ime . Kur hypi, ne maje te plehut Berisha, me zbuan nga puna . Motivi shume banal . Perfaqsuesi i Pd me mburrje me tha . Nuk ke vend me ti ne administrat .Duhesh te lesh vendin e punes .Kemi te persekutuarit qe duhen kompesuar . Nuk e zgjata se e dija arsyjen e largimit . E dinin qe s'mund te me impononin vullnetin e tyre .Kalova situata te veshtira sa u detyrova te punoja duke shfrytezuar shoqerine .Lufte per te mbijetuar . Erdhen socjalistet ne pushtet dhe mendova se dicka do benin . Por u zgjenjeva aq shume sa nuk me besoheshin argumentat e tyre . Degjo ,me tha nje nga ata qe ishja koleg para se te hypte plehu .Ne administraten shtetrore regullat kane ndryshuar .Per cdo gje vendos eprori . Ka te drejte apo jo ti nuk e kundershton dote . Psh ,ju drejtova . Ja po ta shpjegoje une me tha . Ka nje formule nen ze qe te detyron ta zbatosh ,Ndryshe je i pushuar . 3 1 ! Qe do te thote . Te nxjerresh 4 pjese dhe ti merr vetem nje . Te tjerat e kupton ku shkojne . Nuk e zgjata dhe i thash. Keshtu do ta shkaterroni kulturen e njerzve qe duhet te punojne ne administrate dhe do te nxisni korrupsjonin . Dhe ja koha tregoje ,qe ne administraten shteterore, korrupsjoni po bene kerdine .Tani qe SPAK-u filloje te godas cdo kush mendohet mire per tu punesuar ne administraten shteterore. Vetem ata qe i kane thene mendjes pirdhu e burgut hapu ,pranojne kushtet qe vene eproret .Kjo do te jete kriza e dyte qe do te perfshije te rinjte , intelektualet dhe specjalistet .

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Ka pune dhe pune ne shtet.Eshte si puna e boksit,ku njeri bokson,tjetri i fshin djerset,tjetri i lan mbrojtesen e dhembeve kur i bie ne toke e keshtu me rradhe.Prandaj thoshte ajo zonja ne bashkine e tiranes qe :une marr 600 mije leke te qelbura.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje