Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, shkruan se po hedhin një tjetër hap të rëndësishëm për mbrojtjen e lumit Vjosa.
Kreu i qeverisë ka bërë me dije se tashmë është hartuar Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar dhe se është gati për t’u konsultuar me publikun, duke shtuar se është radha e komuniteteve lokale të bashkojnë zërin në planin për menaxhimin të Vjosës.
Rama shprehet se dëgjesat publike do të mbahen në Fier, Vlorë e Gjirokastër më 22 dhe 23 maj.
“Hedhim një tjetër hap të rëndësishëm në mbrojtjen e lumit të Vjosës, i fundmi lum i egër në Europë, ku tanimë është hartuar Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar si një punë e kujdesshme dhe intensive nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët ndërkombëtarë të IUCN, duke qenë GATI për t’u konsultuar në PUBLIK
Është radha e komuniteteve lokale, atyre që jetojnë aty e do t’i gëzojnë të parët frytet e parkut të ri, të bashkojnë zërin në planin për menaxhimin të Vjosës e cila mbrohet si Park Kombëtar në 480 km vijë lumorë, në 12.000 hektarë sipërfaqe, me të tre degët e saj, nga hyrja në territorin e Shqipërisë e deri në grykëderdhje … e për të gjithë ata që i fryjnë një tymi pa zjarr se grykëderdhja e Vjosës është lënë jashtë kufijve të mbrojtjes, e kundërta është e vërtetë, se është dyfish Zonë e Mbrojtur si pjesë e Parkut Kombëtar Lumi Vjosa dhe si pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro-Nartë për rëndësinë e jashtëzakonshme natyrore
Dëgjesat publike për ata që dinë të dëgjojnë do të mbahen në Fier, Vlorë e Gjirokastër më 22 dhe 23 maj”, shkruan Rama.
Nderprit grabitjen e ujit te lumit Shushice per tua cuar oligarkeve me ujsjelles ne himare. Keto foltoret e tua Jane si ato te binjakut politik, Berisha.
Uji eshte pasuri kombetare e jo fshatare dhe si i tille edhe Himara meriton te kete me shume uje sidomos ne periudhene pikut turistik...
Vrry good. This is the way of thinking of good people. Tolerance, respect and help is the way. No stoppage but cooperation for solving problems.
Pyet 100 vete dhe ne fund bej sic din vete si gjithmone.