Moderatori, letër Eni Vasilit: Mirë rrogat nuk na i jepni, por të paktën na kthe përgjigje e na tako

16 Shtator 2025, 09:51Sociale TEMA
Moderatori, letër Eni Vasilit: Mirë rrogat nuk na i jepni, por të

Situata në RTSH vazhdon të jetë e nderë.

Këtë radhë është moderatori i emisionit të mëngjesit, Florian Agalliu, që tregon jo vetëm se nuk janë paguar, por drejtoresha Eni Vasili nuk iu kthen përgjigje për situatën e krijuar.

Letra e Agalliut

E nderuara drejtoreshë e RTSH zj.Eni Vasili ,

Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë në gjendje të mirë dhe të qetë – atë qetësi që duhet të ketë kushdo që mban mbi supe emrin e RTSH-së, një institucion që meriton më shumë dinjitet sesa heshtje.

Duke iu drejtuar me respektin e duhur, atë që ju dhe ata që sollët nga pas nuk e treguat kurrë ndaj nesh, dua t’ju rikujtoj një “detaj” të vogël por shumë të rëndësishëm: ekipi i Emisionit të mëngjesit– një program i miratuar dhe i strukturuar nga vetë RTSH – ende pret pagesat e prapambetura. Po, ato pagesa që duket sikur kanë humbur rrugën dhe kanë mbetur diku mes zyrave tuaja.

Ne kemi sakrifikuar mëngjeset tona (4:30 është një orë që edhe zogjtë e shohin me frikë), kemi sjellë në ekran profesionalizëm, energji dhe përkushtim. Por, ndryshe nga entuziazmi ynë, shpërblimi ka mbetur pezull – ndoshta harruar në ndonjë sirtar të mbyllur me dryn , ndoshta i bllokuar në ndonjë proces burokratik që ka marrë pushime më të gjata se vetë stafi juaj.

Kështu që, meqë transparenca nuk është luks por detyrim, ju lutemi të na informoni qartë:

•Kur do të kryhen pagesat e prapambetura?

•A ka një afat zyrtar që ne mund t’i referohemi, apo duhet të vazhdojmë të hamendësojmë si fallxhorë?

•Dhe si ndodh që edhe dera e protokollit – e vetmja shpresë për komunikim – u mbyll si të ishte një sekret shtetëror?

Por falë Postës Shqiptare unë mbërrita në dorën tuaj me letrën që ju kam nisur muaj më parë, si dashnorët dikur sepse ju nuk keni më një zyrë protokolli , atë e keni spostuar ne paradhomën tuaj që të siguroheni mirë që askush që nuk doni ju, mos t'ju gjejë kollaj.

Meqë nuk u munduat të merreni me ne "mengjezarakët", ne "3orshat" e transmetimeve live , pa dhënë asnjë përgjigje , vendosa t’ju shkruaj publikisht.

Kjo heshtje nuk është vetëm e pafalshme, është fyerje për njerëzit që punuan dhe punojnë për këtë institucion.

Dhe , nëse më lejoni një shaka të vogël:

PO PREZANTUESIT E RINJ SI DO T’I PAGUANI KUR NUK KENI LIKUJDUAR AKOMA TË VJETRIT APO EDHE ATA DO TË USHQEHEN ME PREMTIME?

Në pritje për një përgjigje të qartë dhe zyrtare , duke uruar që të jetë më shumë sesa një forme e re heshtjeje.

Me respekt,

Florian Agalliu

10 Komente

  1. P
    Parazite

    Ju as falas nukduhet te dilni ne ate akren,thjesht na e shpifet,merni parat e shqiptareve pa bere asgje

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elsa

      Ky paraziti edhe letren me chat gpt e paska shkrujt, fshatar injorant, po i duket dbe vetja i bukur kerrmes, hajdut i parave publike. Turp ti vi lypsqarit

      Përgjigjjuni
    2. x
      xhorxh

      Plera Vasili është turpi ati institucioni...

      Përgjigjjuni
      1. T
        TaVë

        Po e shikon se çfarë kërkojnë këta gazetarët e RTSh.... . Nuk kërkojnë rrogat. Kërkojnë pagesat e shpërblimet për emisionet që kryejnë..... . Sepse atje punon apo nuk shkon në punë fare rrogën e merr. Rroga është rrogë.... . Por po bëre një punë, po drejtove një emision, apo bëre një kronikë, apo një dokumentar, mer shpërblim. Dhe shpërblimi shkon deri në 5 milion lekë në muaj. Pa përfshirë rrogën.... . Për këtë shpërblim flet ky gazetaruci. Nuk flet për rrogën. Sepse rrogën e ka marë ai. Po çështë rroga 1 milion lekë në muaj, përballë shpërblimit 5 milionë?

        Përgjigjjuni
      2. V
        VASILI

        I DASHUR FLORIAN, PO PSE ÇA JE TI QE PRET PERGJIGJE NGA DREJTORESHA? E KE QIRE GJE? E KE DASHNORE? JE OLIGARK? A KE LEKE? AAAA...PO TE ISHE NJERI PREJ TYRE, SIGURISHT QE DO MERRJE NJE PERGJIGJE. PERNDRYSHE TI JE NJE PLEHRE QE NUK MERITON PERGJIGJEN E DREJTORESHES.

        Përgjigjjuni
        1. i
          i paafte

          Ky eshte nje bythqir prepotent, kerkon famen por ne fakt do marri ate qe meriton. Me behet shume qejfi

          Përgjigjjuni
        2. H
          Hani bar tek pylli orbital

          Po ndiqet e njejta strategji qe ndoqi Berisha me Albpetrolin para se ta shiste per skrap. Shpiken veshtiresi financiare (ne nje institucion qe financohet me takse te veçante), lihen punonjesit pa rroga per muaj me rradhe, pastaj gjehet shpetimi tek privatizimi ne kushte “emergjence financiare” tek ndonje “multimilioner” me kostum te marre me qera. Kesaj rradhe nuk duan naften por token poshte TVSH per ndertim. Kaq e thjeshte eshte.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Davidi

            Vone je kujtuar per problematikat. Zakonisht jane te parashikuara ne kontrate. RTSH do mbyllet amico, prandaj vune nje si Eni, qe nje figure tjeter, mos i mbetej kjo njolle.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sinan Berduvela

              Eh si ka vajtur kjo pune! Pleherat qe kane punuar ne RTSH kerkojne parate nga Eni Vasili! Une nuk jam ne mbrojtje te Enit! Ate dikush e ka sjelle ne RTSH. Ashtu si pleherat Agalliu apo Kurti dikush i solli ne RTSH dhe u premtoi rroga te majme! Tani ata duhet t'ua kerkojne miqve të tyre rrogen! Si Vasili, Kurti apo Agalliu hyne ne RTSH vetem me miqesi, pa asnje lloj merite! Prandaj le ti lene ankesat publike po te shkojne dhe te takojne miqte e tyre dhe tu kerkojne parate!

              Përgjigjjuni
              1. .
                .

                Te fusim nji te qime - vazhdon fjalia

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje