Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në raportin mbi situatën e krijuar në vend nga moti i keq gjatë 24 orëve të fundit thekson se reshjet kanë vijuar të shkaktojnë probleme në disa akse rrugore në veri të vendit, si dhe në linjat e transportit detar nga Porti i Durrësit.
Vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë në Tropojë, ku janë regjistruar edhe problemet më të mëdha.
Të gjitha akset e rajonit verior janë të qarkullueshme. I vetmi aks rrugor ku për arsye sigurie është bllokuar momentalisht qarkullimi i mjete të rënda është aksi Bajram Curri – Kam. Në këtë aks vazhdon qarkullimi i mjeteve të vogla vetura dhe furgona. Nuk lejohet kalimi i mjeteve të rënda pasi ka dëmtime të asfaltit.
Pritet pushimi i reshjeve për të ndërhyrë me mbushjet atje ku ka dëmtime. Edhe në Qafë Mali – Fierzë po punohet me 3 fadroma dhe një eskavator për përmirësimin e situatës pasi vijojnë reshjet.
Ka probleme të vogla në akset e qarkut Kukës si në Kukës – Krumë, Kukës – Bushtricë, Kukës – Shishtavec me rrëshqitje aluvionesh, por pa problem për qarkullimin rrugor.
Në të gjithë akset e tjerë të rajonit brigadat e mirëmbajtjes janë në terren duke bërë pastrime nga rënia e aluvioneve në rrugë.
Aktualisht në rajonin qendror nuk ka prezencë të reshjeve të shiut. Qarkullimi i mjeteve është i vazhdueshëm në çdo aks. Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo rast.
RAJONI JUGOR
Ne rajonin jugor moti drejt përmirësimit. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo përkeqësimi të mundshëm të situatës.
OSHEE
• Aktualisht janë 14 fidera jashtë pune. 96% e avarive në zona rurale, malore.
• Jashtë pune janë 2 Nst Gropaj (Kukës) dhe Hysgjokaj (Berat). Po punohet nga grupet e Tensionit të Lartë.
• Situata paraqitet e përmirësuar në masën 80%, krahasuar me gjendjen kritike të paradite
• Po punohet në fiderat e zonave Lushnje, Fier dhe Përmet, kurse në pjesë të tjera kanë defekte në sektorin TU (tensioni i Mesëm)
• Të gjithë linjat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në funksionim.
• Të gjitha linjat e tensionit 35kV punojnë në kapacitet të plotë.
PORTET DETARE
Për arsye të mbylljes së Portit të Barit në Itali, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe kthim, do të nisën në orën 07:00 të mëngjesit të datës 18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjës së sotme. Pasagjerët janë njoftuar dhe do mund të akomodohen të gjithë me dhoma në traget.
Situata në portet e Sarandës dhe Shëngjinit është normale.
Në Portin Vlorë do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi ndalimi i lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese deri në një njoftim të dytë.
M'u deshen ca minuta te kuptoja cfare ishin "fiderat" (feeders) kemi fjalen tone te bukur shqip, "ushquesit"
Eshte skandal te bllokohen rruget nga shiu 1500 m mbi nivelin e detit ......bravo Dardanet e Doret qe kane ngritur Qytetrime te lashta mijra vjecare sot po i ve perfund nje rreshje shiu .....pika.