Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës, njofton abonentët se mund të ketë problem në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, i shkaktuar nga moti i keq dhe shkarkimet e shumta, në zonën e Fushë Milotit. Për shkak të këtyre shkarkimeve, transformatori kryesor i tensionit 35/20 kv është dëmtuar dhe i gjithë stacioni është jashtë kushteve të punës.
Grupet e punës së OSHEE dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ndodhen në terren për të zëvendësuar transformatorin e djegur.
Si pasojë e situatës emergjente, gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për shqetësimin e krijuar!
Lini një Përgjigje