
Këtë të shtunë, kreu i bashkisë së Tropojës Rexh Byberaj ka reaguar për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura që ka përfshirë këtë zonë.
Byberaj jep alarmin se ujërat krahas dëmeve në rrugë e kanalizime, rrezikojnë edhe përmbytjen e banesave në Bytyq.
Sipas tij situata më emergjente është në fshatin Vlad.
Ai ka paralajmëruar përkeqësim të situatës që mund të sjellë katastrofë natyrore dhe ndërkohë u ka bërë thirrje institucioneve dhe banorëve të reagojnë në kohë.
"Situate emergjente e tejskajshme ne Tropoje.
Shiu i panderprere prej dy ditesh shoqeruar me stuhi e rrebeshe po sjell deme te medha ne Tropoje.
Ndodhem se bashku me stafin tim prej mesnate ne Njesine Adiministrative Bytyç ku po monitorojme situaten.
Jo vetem rruget,kanalizimet, jane te tejmbushura por nga gerryerjet dhe shembjet e medha jane ne rrezik banesat e qytetareve.
Gjendja me alarmante eshte ne fshatin Vlad por pothuajse ne te gjithe territorin e Bashkise pershkallezimi po shkon drejt nje katastrofe natyrore.
Apeloj ne menyre urgjente jo vetem prane institucioneve pergjegjese shteterore por dhe tek secili banor i Tropojes per kujdes te shtuar dhe solidaritet.
Kujdesi me i madh duhet te jete tek rezervuaret e tejmbushur te cilet rrezikojne ne raste si ky.
Ne jemi e do te jemi prane qytetareve kudo ku jane ne veshtiresi me mjetet dhe burimet tona njerezore qe te perballojme kete situate te rende e te papritur", shprehet ai.
Amani ore kujdes Vicidolin ! Pasi aty eshte thesari i Salihit , katundaret me ne krye Salihin te gjithe Agjente te Sigurimit na u bene " Demokratikas" lume Shqiperia per keto shpellare qe na u bene Shtetare.....
Kafshe pa pike empatie ne trup.
Tropoja nuk ka dert sa te kete trustin e Geshtenjave dhe Boronicave te Shkelzen Berishes e Co. qe do ta bejen 10 here me te bukur vendlindjen e babait kryekriminel, e kryehajdut e kryefallxhor i Kuvendit te Shqiperise.
O kryebashkiak o Koqe Kanari, ke dy jave para qe ata te parashikimit te motit, kan dhene qe do perkeqesohet koha ne zonat malore dhe pikerisht e kan thene Tropoje,Shkoder,Lezhe, car bere zotrote gjith kete kohe