Zjarre në pyjet e Fierit/ Digjen pishat dhe ekualiptet nga pesë vatra zjarri në Seman

16 Shtator 2022, 16:47Sociale TEMA

 

Zjarre në pyjet e Fierit/ Digjen pishat dhe ekualiptet nga pesë vatra

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme flakët janë parë në pyllin me pisha dhjetëra vjeçare por të favorizuara dhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi dhe kjo edhe për shkak të mungesës së reshjeve.

Zjarrfikësit dhe banorët luftuan përgjatë gjithë natës me flakët me mjete rrethanore pasi mjetet zjarrfikëse e kanë patur të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë. Për shkak të erës nga jugperëndimi në drejtim të veriut flakët nuk kanë mundur t’i afrohen stacionit të pompimit të gazit të kompanisë TAP.

Ndërkohë që për shkak të errësirës drita e lëshuar nga flakët e larta është parë nga qytetarët fierakë edhe pse 20 km larg. Drejtori i Emergjencave Civile,  Maksim Zarka ka pohuar se zjarri është drejt fikjes teksa ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me mbi 10 ha pyll me pisha , ekualips dhe shkurre.

2 Komente

  1. E
    E pabesushme asgje nen Kontroll ne ate vend

    Afer Tap duhet te ket Roje qe patrullojne ne nji Perimeter disa Km rreth Tap ,per te garantuar Sigurine , dhe mos lejuar anji rrezik ti afrohet Tap . Esgte skandaloze qe ne ate vend nuk kan iden me te vogel se si duhet te jet Siguria e Objekteve e Firmave te tilla dhe se cfar eshte Siguria ne pegjithsi . Dikush nga ata trupordhat e Tap do duhej t'i shkonte ndermend e llogarisi edhe Sigurine e Objektit shperthyes ,duke fiksuar gjithcka ne zone e mbajtur nen kontroll . Shtet kaqolash

    Përgjigjjuni
    1. k
      kthhh

      Nuk e di se cili institucion eshte pergjegjes per pyjet ne Shqiperi por nqs deshironi qe te minimizoni zjarret sidomos ne pyjet ku ka edhe peme eukalipti merrni shembullin e Portugalise qe po eleminon te gjitha pemet e eukaliptit pasi vaji qe eshte ne gjethet dhe lekuren e kesaj peme eshte si benzine qe merr flake shpejt dhe eshte veshtire ta shuash. Shkaku kryesor per shume zjarre ne Portugali kete vit ishte pikerisht pema e eukaliptit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje