"Po dëmtojnë Tropojën, por po mbushin Fierzën", kryebashkiaku: Nuk kam parë prurje të tilla

17 Shtator 2022, 11:33Sociale TEMA

"Po dëmtojnë Tropojën, por po mbushin Fierzën",

Kryetari i bashkisë së Tropojës deklaron se gjatë 48 orëve ka pasur reshje të dendura dhe prurjet kanë qenë aq të mëdha sa vetë ai nuk I ka parë ndonjëherë.

“Gjatë 48 orëve ka pasur reshje të dendura. Kam parë burime që për herë të parë kanë dalë. Vërshimi i paparë nga majat më të larta”  tha kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi në një intervistë telefonike për Ora News.

Këto prurje kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe në blegtori e bujqësi por ndërkohë prurjet po mbushin dhe Fierzën.

“Besoj do të ketë impakt të mirë për sistemin hidrik pavarësisht se ka shkaktuar shumë dëme për insfrastukturën e blegtorinë dhe bujqësinë në Tropojë" tha ai.

Byberi tha se Bashkia e Tropojës nuk ka disponuar mjetet e domosdoshme për të përballuar situatën që ka qenë  prandaj  janë angazhuar mjete private:

“Kemi bërë evakuimin e banorëve. Ka pasur vërshim nga majat më të larta. Nuk disponojmë mjetet e domosdoshme për të përballuar situaatën që ka qenë. Kemi angazhuar mjetet tona dhe mjetet private”

Byberi thotë se do të bëhet një bilanc i dëmeve dhe do ia raportohet qeverisë:

“Ka pasur dëmtime të mëdha në bletari , infrastrukturë, në blegtori e bujqësi. Do bëjmë një bilanc dhe do ia nisim qeverisë besoj shumë shpejt do të ketë pasqyrë reale”

Dhe si çdo gjë e keqe që ka dhe një të mirë:

“Uji që po shkon në Fierzë është diçka e mirë për Shqipërinë në anën e sistemit energjetik” tha Byberi duke shtuar se nuk ka rrezik pasi niveli i Fierzës përpara këtyre prurjeve ka qenë i ulët.

5 Komente

  1. A
    Arbër

    O trap, prurjet në Tropojë bien në liqenin e Komanit, i cili është relativisht i vogël dhe s'mban shumë. Në liqenin e Fierzës bien prurjet në Has, Kukës, Dibër e Rrafsh i Dukagjinit.

    1. A
      ALBAN DEGA

      TRAPI JE TI O KO…KE KANDARI Zonat me te demtuara nga reshjet jane ato te Bytycit me rrethina. Ne nje gjatesi prej dhjetra kilometrash ato derdhen ne Lumin Drin. Shtoj edhe Kukesin, Hasin dhe krejt Pertej- Drinit nga pertej Qafes se Malit e deri ne Fierze e Koman Vau i Dejes Eshte uje mbledhesi me i madh i Shqiperise Kandar Brryli . Keshtu qe para se te na besh profesorin e gjeografise na bej pak kursin kunder analfabetizmit or Arber…. Koke …Kandari .

      1. T
        Tropoja

        O Arber, o rrot k..i është e kunderta e asaj që thu ti.

      2. R
        Raimond vlonjati

        Po si do beje Rama tani me ato anijet nga Bangladeshi , se i ngelen ne tako . hajdutit Kryeminister , qe shpic cdo gje epr te vjedhur Ti shkerdhesh motren se desh e shava lol

        1. v
          vlora.vlora

          Paske ikur per lesh or "Rajmond vlonjati"! Shedosh bytha, pa kokes i paskan ikur trute.

          Lini një Përgjigje