Protesta e pedagogëve , Rama: Disa nuk meritojnë as rrogën që kanë. Me ultimatume nuk merrni asgjë, në fillim performanca

17 Shtator 2022, 13:52Sociale TEMA

Protesta e pedagogëve , Rama: Disa nuk meritojnë as rrogën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot dhe për protestën e pedagogëve të cilët kërkojnë rritje pagash.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët online, Rama tha se qeveria ka gati një paketë mbështetje për universitetin, ku këtu përfshihet dhe rritja e pagave për pedagogët.

Por nga ana tjetër ai ka kritikuar protestën në një kohë krize, duke thënë se më mirëkuptues janë pensionistët në këtë kohë, se sa pedagogët.


 “Nuk do të bëjmë për Universitetin një rritje të përgjithshme të gjithë njësoj se është kundër filozofisë së reformës.  Universitetet mund ta bëjnë vetë. Na kanë kërkuar miratim për ti rritur pagat deir në 20% me të ardhurat e tyre pa cënuar asgjë tjetër.

I kemi thënë patjetër mund ta bëni por me buxhetin e shtetit e të ardhurat e mbledhura nga kontributi I taksapaguesve do të shikojmë çfarë secili universitet i jep si kontribut dhe do të vlerësojmë sukseset.

Po përgatisim një mbështetje të re për Universitetin. Që do të përfshijë dhe rritje pagash nuk diskutohet por këto daljet me bllokime e kërcënime që duam kaq o ramë e vdiqëm, nuk e di si janë këto në kohë krize ku në fakt duhet të dilnin të tjerë.

Janë shumë më mirëkuptues pensionistët se këta që nuk e di nëse meritojnë dhe rrogën që kanë jo më shtesë rroge. Nuk e kam për rastin konkret por për disa që bërtasin më shumë se të gjithë dhe shpesh janë më mirë se të gjithë dhe pa meritë fare", tha Rama.

15 Komente

  1. S
    Student

    Po ai kryetari i sindikates se pedagogeve Sander Kovaçi a thua eshte dhe vete burre i paster sic hiqet. Po harron ky mavria qe i dergon studentet te bejne kurse tek akademia e te shoqes se ndryshe nuk e marrin provimin ne lendet e ketij cope haleje.

    1. b
      ben.

      Bravo gjigant Ti e di sa vlejne petagoget e matematikes, edhe te inxhinierise se minierave, edhe IT edhe te juridikut. Po boll o karagjoz, ti max mund te besh vleresim per ndonje bojaxhi ose mesues vizatimi ,per me shume gajas dynjane.

        1. S
          Studenti patronazhist!

          O shoku qe e quan veten student! Më gjej një student që i ka hëngër hakun prof. Sandri! Apo një që thotë se nuk shpjegon profesori! Apo po flet si patronazhist!

        2. A
          Altin

          Eh, kjo puna a e mertion rrogen eshte thike me dy presa, se hajt ta diskutojme kush e meriton

          1. A
            Aron

            Per kete ka te drejte. Pedagoget jane analfabeta funksional, dhe ndaj studentet dalin me dru se kur futen. Jane pedagoga qe nuk kane mbaruar nje liber se lexuari deri ne fund. Lexojne vec titullin.

            1. R
              RAN

              Sander Kovaçin e njohin te gjithe qe eshte pleh, perveç MASH. Pershtypje me beri nje Shpetim Çuka qe ne titra ishte Pedagog!!!!!!!!!!!! Deklarata e tij: Ne i nxjerrim keta studente te cilet kur dalin ne pune e kane rrogen me te larte nga ne!!!! Tek faqja e Fakultetit ky ishte Laborant. Te gjithe e dine qe posti laborant eshte per te bere qoka se jane te gjithe zero.

              1. O
                Oponencë

                O shoku patrinazhist me emrin RAN! Kush të tha ty të kontrolloje webpaget e personave! Po prof. Sandrin ku e njihke ti? Ai është ndër shpjeguesit më të mirë të analizës!

                1. G
                  Gabriel

                  O RAN e dekonspirove veten si patronazhist!! Kush të tha ty të shohësh në web-e CV-të e profesoreve, jo pedagog, jo laborant! Kurse prof. Sandri që thua ti është mësdhënësi më i mirë i analizës matëmatike!

                2. L
                  Lani

                  Ky kryeministër nuk kupton dhe nuk përpiqet të kuptojë se ku është katandisur arsimi ne Shqiperi. Pedagogët e marrkan rrogën kot. Studentet e tyre punojne ne Europe pasi kane mbaruar studimet te keta pedagogë koti.

                  1. A
                    Adem

                    Universitetet publike kane profesore te nderuar por kane dhe batakcinj te poshter shume. E kane kthyer universitetet ne rryshfetxhillek te papare. Merren notat me leke. Nje pjese e mire e pedagogeve qe hyjne ne univeersitet hyjne pa konkurim dhe te papergatitur. Nje pedagog qe duhet te jape mesim ne universitet duhet te pakten 5 vite pune ne profesionin qe ka mbaruar shkollen e larte. Univrsitetet private studentet jane ne fakt Kliente. Duke patur parasysh se kush eshte klient kuptohet rezultati.

                    1. A
                      Ana

                      Te gjithe e meritojne qe rroga apo pensionet te indeksohen mbi bazen e rritjes se inflacionit. Ato rroga e pensione sot nuk dalin per gje. Po mbajme mbi shpine kostot e krizes financiare duke paguar me shtrenjte cdo produkt baze, pa siguri jete ne rruge, pa siguri se cfare hame, duke thithur ajrin e ndotur e duke marre sherbime shendetesore pa standard. Sepse vec krizes, mbajme mbi shpine kostot e korrupsionit galopant dhe te nje mije e nje padrejtesive qe ndodhin cdo dite. Kush mban pergjegjesi per kete?! Ndaj vec per nje gje ka te drejte Kryeministri, ne kete vend me shume cirret kush nuk e meriton besimin dhe as rrogen qe ka.

                      1. L
                        Linda

                        1. A jane pagat me te uleta ne ballkan? 2. A jane rritur cmimet? 3. A e meriton KM te jete KM i vendit qe i mbyll dyert e universitetit? Ka 3 mandate qe flet…

                        1. p
                          populli

                          Zoti Kryeminister, kete here jam me ju. Ka ardhur koha te rankohen universitetet dhe rroga sipas performances sw tyre. Ka pedagoge qe dy dite ne jave bejne mesim, 3 dite te tjera ne shtepi. Asnje pune shkencore, thjesht plagjiatura, dhe me keq ka profesore qe edhe nje mesues te shkolles 9 vjeçare do e kishte zili. Fare, fare te paafte. Ne nje artikull shkencor, lexova njehere: "partizanet trima luftonin me pushke ne sup". Keta jane pedagoget tane, sigurisht jo te gjithe. Ne rrethe ka mediokritet, fiks edhe aq e kane teper rrogen.Duhen parw doktoratat, madje mendoj edhe ulje ne grade, sipas performances se gjithsecilit. Te pergezoj per nismen. Vetwm keshtu rritet cilesia e universitetit.

                          1. E
                            Erta

                            Mire Edi, merr dike qe e meriton. Verja syrin dikujt qe mendon ti se e meriton dhe na trego me shifra, se je i zoti edhe per shifra ti: Me pagen qe ka a i del te bej nje jete te denje? Ate jetese qe meriton statusi i pedagogut qe ti mendon se e meriton? A ka gjasa te bleje shtepi apo do e trajtosh si konviktor? Turp per ty qe je kryeministri me talles ne bote.

                            Lini një Përgjigje