Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka sqaruar opinionin publik mbi gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi.
Sipas deklaratës zyrtare, pas njoftimit të marrë më 7 gusht 2025 nga MEKI, autoritetet shëndetësore janë vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe kanë garantuar mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjeve mjekësore të nevojshme.
Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, u evidentua nevoja për mbështetje të mëtejshme në vijimin e trajtimit. Edhe në këtë fazë, Ministria ka konfirmuar angazhimin e saj për të qëndruar pranë artistit.
Në njoftim zyrtar thuhet se Naun Shundi pritet të rikthehet në Shqipëri për të nisur trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT, ku do të vijojë kujdesi mjekësor i posaçëm.
Si i tha te mesonjtorja pashait?Koka ime dhe koka jote a vlejne njelloj zoteri?Ne kete vend me duket se nuk vlejne njesoj .Kemi koka qeveritaresh,deputetesh,vipash dhe koka njerezish te thjeshte.Te parat jane se top i ri i blere ne dyqan,top i vertet si te thuash.Te dytet jane topa lecke qe si duhen as dreqit.pavaresisht qe taksat i paguajme njesoj.Nejse aktori paste sherim te shpejte
E sigurt qe e ke gabim ti "shqipoziu"Ne QSTU mund te behen shume mjekime njelloj si ne te gjithe boten e perparuar, shto ketu qe do kete edhe kujdesin e familjes,shokeve dhe miqeve!
lali,meqënëse është kështu si thua ti!?a mund të më thuash se pëse duhet të fusë hundët "Ministria e Shëndetësisë ofron mbështetje të plotë"??psh në vënde të tjera,ku filan a fistëk artist a politikan,miliarderr a miliodosë,shkon në spital,dhe i bëhet kurimi sipas tarifës që paguan në sistemin e sigurimeve!!nuk fut hundët as ministria e as presidenti!fare thjeshtë se nuk kanë punë me rregullat dhe ligjet që janë të njëta për të gjithë!!përse tek ne ministria duhet të ndërhyjë për këtë apo atë person dhe jo ti bëjë ligjet,rregullat dhe të kontrollojë respektimin e tyre??or njerëz kur do mësohemi të kërkojmë të drejtat tona dhe jo ti drejtohemi,a të presim mëshirimin e "padishahut","prijsit"e çdo debili që ka zënë një karrige shtetrore??