Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar udhëzimin e ri, i cili ndryshon rrënjësisht mënyrën se si shoferët profesionistë (kategoritë C dhe D) do të kualifikohen dhe rinovojnë certifikatat e tyre. Ky udhëzim synon përafrimin me standardet evropiane dhe rritjen e sigurisë rrugore përmes teknologjisë së avancuar.
Strukturë e re e orëve mësimore
Udhëzimi përcakton saktë kohëzgjatjen e kurseve për kualifikimin fillestar dhe atë periodik. Për kualifikimin për herë të parë për teorinë do të zhvillohen 60 orë në jo më pak se 15 ditë. Kurse për praktikën do të zhvillohen 10 orë në jo më pak se 5 ditë.
Trajnimi për rinovim lidhur me teorinë do të zhvillohet në 35 orë në jo më pak se 7 ditë.
“Kodi 95” dhe digjitalizimi
Një risi është shënimi i “Kodit 95” direkt në lejen e drejtimit ose në CAP. Ky kod vërteton se drejtuesi ka përmbushur kërkesat profesionale të Bashkimit Evropian për transportin e mallrave dhe pasagjerëve.
Programi i ri mësimor përfshin tema moderne që nuk kanë qenë më parë, si Smart Tachograph V2. Kjo lidhet me njohuri mbi gjeneratën e re të tahografëve inteligjentë.
Lidhur me sistemet ADAS, shoferët do të mësojnë mbi sistemet e ndihmës në drejtim (frenimi automatik, mbajtja e korsi, paralajmërimi i goditjes).
Ndërsa drejtimi ekologjik ka në fokus të veçantë kursimin e karburantit dhe uljen e emetimeve në mjedis.
DPSHTRR (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor) merr kompetenca më të forta monitoruese. Autoshkollat duhet të marrin një vendim miratues për të ofruar kurse CAP, si dhe do të ushtrohen kontrolle periodike vjetore për bazën didaktike, mjetet dhe personelin.
Nëse nuk plotësohen kriteret, autoshkollat çregjistrohen menjëherë nga sistemi.
Shëndeti dhe sjellja profesionale
Ndryshe nga trajnimet e vjetra, programi i ri i kushton 8 orë shëndetit dhe emergjencave, duke përfshirë menaxhimin e stresit dhe faktorët psikologjikë; efektet e alkoolit dhe ushqyerjen e balancuar; parandalimin e kriminalitetit dhe trafikimit të paligjshëm gjatë transportit.
Rinovimi i CAP tashmë kushtëzohet plotësisht nga përfundimi i trajnimit periodik prej 35 orësh. Nëse zotëroni dy lloje CAP (për mallra dhe pasagjerë), rinovimi mund të kryhet njëkohësisht.
Mis shtoni orët e trajnimit . Shtoni lekët që duhet ta marësh patentën oa shkuar hiç në kurs. Nga 700 mijë lekë, bëjeni 7 mulion lekë..... Kështu të paktën 50% do ta marin patentën duke shkuar në kurs ... .... 50% do ta marin me shumë lekë.
Kur une kame mare patenten kam kaluar dy here teorrine dhe dy here praktiken , jane raste te rralla . Pasi pa hyre 7-8 here nuk mundesh dhe normalisht shpenzon rrethe 2500 euro. Per d'y vite ke nje ( L ) mbas makines per te treguar qe je shifer i ri nuk ke patent por nje tip Blloku....mbas dy vitesh shkone ne nje qender ky mère leksion teori praktik per nje dite dhe atehere mer patenten , flas per kohen kur une e mora patenten sot nuk e di . Por shume e veshtire pasi do mesoshe shume