Indeksi i sigurisë së udhëtimit vetëm për vitin 2026 e klasifikon Shqipërinë si një vend me risk të ulët. Në këtë indeks janë përfshirë treguesit që kombinojnë krimin e ulët, rezultatet e forta në sigurinë e grave, qeverisjen e qëndrueshme dhe infrastrukturën e mirë.
Nga 116 vende, Shqipëria renditet në vendin e 59, duke u vlerësuar me 6.54 pikë për sigurinë e udhëtimit solo. Vitet e fundit Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse për udhëtimet individuale të turistëve. Kryeqyteti dhe qytetet e UNESCO-s mbajnë edhe numrin më të lartë të kësaj kategorie udhëtimesh.
Qëllimi i indeksit është të ndihmohen udhëtarët solo, nomadët dixhitalë dhe planifikuesit e udhëtimeve të kuptojnë nivelet relative të sigurisë në mbarë botën, jo të etiketohen destinacionet thjesht si “të sigurta” ose “të pasigurta”.
Vendet janë grupuar në pesë nivele sigurie, nga shumë e sigurt deri në rrezik të lartë dhe mund të përdoren për informacion për të gjithë udhëtarët solo.
Vendet me renditjen më të lartë janë të përqendruara në Evropë dhe Azi, ku krimi i ulët, stabiliteti politik dhe infrastruktura e fortë turistike mbivendosen për të tërhequr gjithnjë e më shumë turistë.
Lista me 10 vendet më të sigurta për udhëtarët solo në 2026 kryesohet nga Singapori dhe më pas vijnë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Këto vende marrin rezultate të larta në të pesë treguesit, duke i bërë ato veçanërisht të përshtatshme për udhëtime të pavarura.
Ndërsa 10 vendet me rrezikun më të lartë për të udhëtuar vetëm janë Venezuela, Kameruni, Hondurasi, Nigeria, Bangladeshi, Kolumbia, Angola, Mali, Ekuadori dhe Pakistani.
Lexoni deklarimin per rrezik terrorismi te DASH per Shqiperine - 26 Mars 2026. CIli insitiicon e ka bere kete indeks? Apo eshte reklame turizmi e Temes per ne fshataret qe jemi ne Shqiperi?
https://www.gazetatema.net/kronika/aksident-i-rende-ne-kavaje-39-vjecari-ne-timon-perplas-per--kembes-i557163
Ha ha ha tani e pashe. Eshte mare nga nje blog i nje rumuneje qe ka qef te shetise boten. Nje fshatare si une ka bere nje blog dhe jep nje renditje te 116 shteteve Dhe Tema e paraqet si lajm. Neser edhje une fshatari do te bej nje blog dhe them Shqiperia eshe e para ne liste.
te jesh ne mes te renditjes nuk te ben vend shume te sigurte o “gazetar” kokebole. Mos perhap fake news