Subvencionimi i transportit urban, Këshilli Bashkiak Tiranë miraton kompensim 50 lekë/litër për naftën

22 Prill 2026, 18:50Sociale TEMA
Subvencionimi i transportit urban, Këshilli Bashkiak Tiranë miraton

Këshilli Bashkiak Tiranë këtë të mërkurë ka votuar pro subvencionimit të transportit urban nga çmimi i lartë i naftës. Në këtë subvencionim përfshihet edhe transporti ndërqytetës.

Në mbledhje, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u shpreh se kompensimi parashikon një vlerë prej 50 lekësh për litër karburanti për këto shoqëri transporti për muajt mars – prill-maj 2026.

“Çmimet e nënprodukteve të naftës dhe gazit kanë shënuar një tjetër rekord të lartë, si pasojë e krizës energjitike globale. Këto tregojnë qartë se lufta vazhdon të rrisë presionin në sistem, ndërkohë që rreziku i ndërprerjes së furnizimeve ende nuk është vlerësuar plotësisht dhe duhet të jemi të gatshëm për një rritje të mëtejshme të çmimeve.

Ndër të tjera, ndikimet e rritjes së çmimit të naftës kanë implikime të dukshme dhe kritike për sektorin e transportit. Projektvendimi i propozuar parashikon kompensimin prej 50 lekësh për litër karburanti për këto shoqëri për tre muajt mars- prill-maj 2026, me një kufi të konsumit të karburantit bazuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sipas deklarimeve të këtyre kompanive. Efektet financiare do të mbulohen nga fondet qendrore dhe buxheti i Bashkisë Tiranë për shoqëritë e transportit urban”, u shpreh Ristani.

2 Komente

  1. L
    Llogje Kavaje

    Ato perkeqeso sherbimin bashkia u mbush rezervuaret

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqip dini

      Subvencionimi?????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje