Në një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian dhe garantimit të shëndetit publik, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zyrtarizuar nisjen e projektit të ri “EU4FoodSafety”. Marrëveshja dypalëshe u firmos sot në kryeqytet nga Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, dhe Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.
Ky projekt, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, ka si objektiv thelbësor reformimin dhe rritjen e sigurisë ushqimore në vend. Përmes këtij partneriteti të ri ndërinstitucional, synohet mbrojtja e drejtpërdrejtë e konsumatorit vendas dhe ngritja e standardeve të të gjithë sektorit agroushqimor shqiptar në nivele ndërkombëtare.
Plotësimi i kushteve për anëtarësimin në BE
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, vëmendja u ndal te roli kyç që ky projekt luan në agjendën e integrimit të Shqipërisë. Përmes ekspertizës dhe fondeve që sjell “EU4FoodSafety”, qeveria synon të avancojë me shpejtësi në përmbushjen e kërkesave strikte të tre kapitujve jetikë të negociatave me Brukselin: Kapitulli 11 (Bujqësia), Kapitulli 12 (Siguria Ushqimore) dhe Kapitulli 13 (Peshkimi).
Duke e cilësuar këtë marrëveshje si një moment historik për institucionin që ai drejton, Ministri Salla deklaroi:
“Ky projekt përfaqëson një gur kilometrik në forcimin e sistemit të sigurisë ushqimore dhe në përafrimin e standardeve tona me ato të Bashkimit Evropian.”
Fokusi tek eksportet dhe besueshmëria e produkteve
Përtej rritjes së sigurisë për konsumatorin shqiptar, zbatimi i këtij projekti pritet t’u hapë rrugën produkteve vendase drejt tregjeve elitare. Kalimi i barrierave teknike të eksportit përmes standardizimit do të fuqizojë ekonomikisht prodhuesit dhe fermerët shqiptarë.
Në mbyllje të fjalës së tij, Ministri Salla theksoi vizionin ekonomik të kësaj nisme:
“Synimi ynë është ndërtimi i një sistemi modern të sigurisë ushqimore, më konkurrues dhe më të besueshëm, që i shërben konsumatorit dhe rrit potencialin e produkteve shqiptare në tregjet evropiane.” /RTSH
Shyqyr se po na vrasin moterqimat shqiptare
Siguria e leshit , si eshte e mundur qe pas 90-s kemi degjuar mijera dhe mijera raste me kancer ,dhe para 90-es ne kohen e xhaxhit rralle here dhe kjo ne evrope ,prisni prisni se do ta mallkoni evropen ,kur te vijne anijet e eu te marin gjithe peshkun ne ujrat tona ,vajin e ullirit ullinjte mishin dhe ty do te thone s ke te drejte te shesesh ne rruge ,kur ti thone fshtarit qe vetem 6 pula mund te mbash jo me shume
“Gur kilometrik” i syve qe te te pellcasin, propagandist i ndyre! Pse i mbani “konfidenciale” pozicionet negociuese?! Pse nuk iu tregoni shqiptareve qe ne ato pozicione keni kerkuar periudha tranzitore deri ne 2050 per sigurine ushqimore?! Sepse e dini shume mire qe ky vend nuk do te jete ne gjendje te permbushe edhe per nje kohe te gjate standardet e BE, o bastarde qe po na helmoni cdo dite neve dhe femijet tane! Dhe jo sepse nuk di t’i permbushe, por nuk do! Sepse nuk eshte fare e veshtire qe haleve te ashtuquajtur oligarke qe sjellin ushqime te helmuara, toksike e jashte cdo standarti t’iu vihet kufiri ne dogane! Mishi, qumeshti, mielli, vezet, perimet, etj, plot me substanca kancerogjene dhe te pakonsumueshme! Jua kane blere heshtjen me para mafia ushqimore, o plera qe e gjetshi tek femijet tuaj!
Kush i ha keto koqe ulliri mor propogandist i partise? Nje projekt do te zgjidhi problemin e sigurise ushqimore per shqiptaret? Projekti ndihmon por nuk zevendeson strukturat dhe institucionet shqiptare. Do vijne ca experte nga Europa, do bejne ca vizita atje ku prodhohet/perpunohet ushqimi, do bejne nje raport, do marin leket dhe do shkojne ne shtepi. Pra leket e Europes shkojne prape ne Europe. Po shteti cfare ben? Nuk e dime a ka shteti standarte per ushqimin apo jo para se t'ju refereohemi standarteve te EU. Perdite degjojme gjera te ububushme per sigurine ushqimore, por nuk kemi degjuar qe te penalizohet kush per kete dem kolosal qe iu shakaktohet shendetit te individeve dhe gjithe shoqerise. Por mesa duket ketu nuk dikton shteti por mafia. Teknikisht siguria ushqimore arrihet, se nuk eshte shkence raketash. Ashtu si e kane bere te tjeret mund ta bejmen dhe ne. Por kjo do seriozitet dhe dedikim qe nga Ministria, Autoriteti Ushqimor, rrjeti i laboratoreve duke filluar nga pikat doganore, laboratori qendror, inspektoret qe une nuk e do c'bejne etj. Shkoni pyesni si e kane bere greket apo kroatet dhe do te shihni qe eshte nje gje qe behet po te kesh vullnet. Ndryshe ta harrojme EU dhe te vazhdojme te hame plehrat qe kriminelet tane importojne nga Europa.
Vetëm në një market shqiptar në Tiranë kam parë në etiketë të shkruar "sallam viçi" asnjë fjalë tjetër. Kur organet shtetërore bllokojnë ndonje ushqim të skaduar asnjë media nuk publikon emrin e saj. Omerta siciliane