Sipas të dhënave nga Sektori i Migracionit në DVKM Vlorë, janë shqyrtuar dhe pranuar gjithsej 1229 aplikime për leje qëndrimi, duke përfshirë si aplikimet për herë të parë ashtu edhe rinovimet. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur u regjistruan 648 aplikime, këtë vit ka 581 aplikime më shumë, që përkthehet në një rritje prej rreth 47%. Për vetë shtetasit e huaj, eksperienca dhe arsyet e qëndrimit janë të ndryshme, por punësimi është ai që dominon.
Bran Pui, futbollist nga Senegali i është bashkuar ekipit të Naftëtarit. Së bashku me administratorin, ai udhëtoi nga Kuçova drejt zyrës së emigracionit në Vlorë për të aplikuar për leje qëndrimi, e cila fillimisht jepet për një vit dhe më pas rinovohet për dy vite.
“Kemi ardhur sot në Vlorë për të bërë lejen e qëndrimit. Herën e parë iu del leja 1-vjeçare dhe nëse do të jetë lojtar i kualitetit të cilësisë së mirë, mund të rrijë dhe disa muaj apo vite nëse i shërben klubit”, deklaroi Niko Buçka, administrator i ekipit të “Naftëtarit”.
Nga ana tjetër, sipërmarrësi Fatjon Bacja tregon se në kompaninë e tij ka mbi 35 punonjës të huaj, një zgjidhje që, sipas tij, vjen për shkak të mungesës së krahut të punës në Shqipëri.
“Ky është grupi i dytë që marrim dhe bëjmë pajisjen me dokumentin e identifikimit, Prej dy muajsh ata punojnë në Shqipëri dhe vazhdojmë me procedurën e emigracionit”, u shpreh Bacja.
Sektori i ndërtimit është një nga fushat ku po punësohen më shumë emigrantë, veçanërisht nga India.
“Unë po qëndroj në Fier ku po punoj në ndërtim. Sot kam ardhur për të aplikuar për leje qëndrimi”, tha një prej aplikantëve.
Një trend në rritje të vazhdueshme regjistrohet edhe në kërkesat për azil nga pensionistët italianë, të cilët zgjedhin të jetojnë në Shqipëri.
“Jemi nga Bari dhe jetojmë këtu prej dy vitesh e gjysmë. Erdhëm për dokumentet në zyrën e emigrimit pasi ndryshuam vendbanimin. Shqipëria ka potencial për t’u zhvilluar”, u shpreh një prej pensionistëve.
“Jemi nga Toskana, kemi marrë me qira një apartament dhe jemi në fazën e parë të dokumenteve. Kemi qenë në Tiranë dhe Durrës, por tani po qëndrojmë në Vlorë, e cila na pëlqeu dhe vendosëm të rrimë më gjatë”, thanë pensionistë të tjerë për mikrofonin e RTSH.
Rritja e numrit të aplikimeve për leje qëndrimi tregon se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse si për punësim, ashtu edhe për jetesë afatgjatë nga të huajt. /RTSH
Të punojmë e ta bëjmë lule Shqipërinë që të mund ta gëzojnë të gjithë.
Çdo jo-shqiptarë është anti-shqiptarë. Sillni emigrantët shqiptarë në Shqipëri sërish me anë të politikave sa më të mira për ta. Dëboni çdo të huaj nga Shqipëria, sidomos ata me origjinë nga jashtë Europës! Dëmi është më i madh se "përfitimi" nga ta.
Te debojme me pare te gjithe kosovaret. Sa per te huajt e tjere, ku e shikon te keqen ti? Po tere ata shqiptare ne te gjithe botes perse iken dhe jane pranuar? Na mbyten injorantet qe iu ka rene nje kompjuter ne dore dhe shkruajne idiotesira.
Perse e "dreqos" me komente. Idea eshte zgjedhja ndermjet 2 klubeve ose me Bucken ose me Fatjonin. Bucka per bregun e Durresit ofron 2019, rrafshim dhe derivim. Fatjoni per bregun e Jonit ofron fuci me gelqere dhe azbestos.. Te 2 klubet i kane opsionet e qarta kush fiton leje qendrimi!