Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka ngritur shqetësimin për gjendjen sociale në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një shoqëri në “depresion social”.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2, Malaj theksoi se ky depresion social i ka kapur të gjitha shtresat e shoqërisë.
Duke përvijuar këtë argument, Malaj ngriti pyetjen nëse ka vërtet shtresa në shoqërinë shqiptare, duke u shprehur se ajo vet nuk e di cilës shtresë i përket.
“Në rrafshin sociologjik, përtej urisë, apo varfërisë, ende s’kemi atë që quhet norma minimaliste, ende shteti s’e ka nxjerrë minimumin jetik, dhe më pas ta kalojmë në minimumin e zhvillimit, pastaj të vazhdojmë në konkurrencën e ndershme, apo të pandershme“, tha Nora Malaj.
“Kemi një depresion social që i kap të gjitha shtresat, që nga ata që sot janë investitorët strategjikë, që po përfundojnë në SPAK, deri te niveli i rojës, që i është vënë emri dhe që ka marrë disa të ardhura, që s’i ka marrë asnjëherë, dhe thjesht është presta nome.
Kemi një depresion social për kategorinë e shtresave. Nuk e di cilës shtresë i përkas. Jemi shoqëri e pashtresëzuar. Kemi një shtresë super, që ka bërë disa para dhe ka frikë ta tregojë. Nuk jam kundër të pasurve“, vijoi ajo.
Nese drejtohet nga depresioniste profesioniste normal....kjo ndodh nga 2013..
Nora Malaj ka plotesisht te drejte ne kete perfundim we ka arritur!
Mos moj Nora?! Të gjithë në depresion?! Po ti,mos vallë në hipertension apo...
NUK ESHTE ASHTU. PERCEPTIMI JUAJ ESHTE PERSONAL DHE NDOSHTA KA LIDHJE ME NJE LLOJ DEPRESIONI TUAJ OSE KA LIDHJE ME MASHTRUESIN DHE ARMIKUN E SHQIPERISE BERISHA I CILI PO DEMTON VENDIN ME GENJESHTRAT E TIJ NE VEND QE TE ISHTE SOT JASHTE POLITIKES.
mund te jene ne depresion por per aresye te ndryshme. Hallexhijte jane ne depresion se nuk mbyllin dot muajin si puna e 550 mije pensionisteve mne me pak se 220 euro,. kurse pushtetaret jane ne depresion se nuk dine se ku ti cojne parate e vjedhura. Problem i madh.
Nora ka vite qe eshte ne depresion e kujton se jane te gjithe.Ok,e dime qe eshte Ilir Meta ne depresion,prej vitesh,por nuk eshte Monika,pra jo te gjithe,por shumica.
Asnje depresion Nora, thjesht na vjen per te *irë here pas here
Kur ishe ti ne pushtet, NUK ishte askush ne Depresion!??! Cudi, tani te gjithe jane te tille!!??