Bashkia e Tiranës ka një plan rezervë në rast se kompania e ndërtimit “Arlis” falimenton përpara se të rindërtojë nga fillimi pallatin në rrugën e Dibrës në kryeqytet, që u përfshi nga flakët pak ditë më parë, duke lënë disa familje pa strehim.
E pyetur nga një këshilltar në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak se çfarë do të ndodhë nëse kompania falimenton përpara mbarimit të punimeve, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani siguroi qytetarët se në rast se diçka e tillë ndodh, Bashkia ka një politikë për të ndërhyrë për kompensimin e dëmeve strukturore deri në 50%, si dhe pjesës së brendshme të banesave të djegura deri në 100%.
“Nuk kemi një marrëdhënie kontraktuale me kompaninë, që unë mund të them sa shpejt apo si. Kemi një rregull apo një politikë me të cilën funksionojmë, që në rast të falimentimit të kompanive, ne kompensojmë 50% të dëmeve strukturore dhe pastaj 100% të pjesës së brendshme, të banesës, të pajisjeve dhe kështu me radhë”, përfundoi Ristani.
Ditën e sotme këshilli bashkiak, mori vendimin për të subvencionuar me ndihmë financiare banorët e pallatit, duke i mbështetur ata me një shumë monetare prej 40 mijë lekësh në muaj. Sipas projektvendimit, ndihma financiare do të monitorohet çdo muaj dhe do të ndërpritet në momentin që familjet sistemohen përfundimisht në banesat e rikonstruktuara.
Pastroni rruget se na mbyti pluhuri dhe zhuli. Me dhjetra punonjës bashkie rrinë në kafe me gishta në hundë dhe rruget plot pluhur dhe mbeturina Lëvizni bythën…..
O Zot me jep mend sa te lidh ushkur, pjesen tjeter ma bej fat! Po cfare fati ka kjo shushka qe te drejtoje Bashkine (se paku emrin e ka)! Filluan skemat per te nxjerre kompanine e ndertimit sic i do bytha te Madhit! Keta shkerdhata duhet t'ia ngarkonin kompanise pagesen e qirave, kompania te shkonte ne gjyq me nenkontraktorin a furnitorin e materialeve dhe le t'i merrte leket pastaj! Hipokrite te korruptuar! Dita juaj do vije!
nuk jane Hipokrite por mashtrues dhe Hajdute qe pasi kane marre 30% , demin na e faturojne neve taksapaguesve, kjo eshte Bashkia per te cilen paguajme taksa. 5D gjithandej qe pasurohen me taksat tona.
Sa kollaj e gjeten zgjidhjen Patronazhistet e Pangopur? Po cfare faji kam une te paguaj per te demtuarit (me vjen keq per ta) kur pergjegjesia eshte komplet e ndertuesit ? Mos ja qani hallin kaq shume ndertuesit se ka ndertuar gjysmen e Tirane, apo jeni ju pas atij dhe nuk doni te paguani demin? Hajdute dhe Mashtrues jeni , mos na beni te ndjeshmin.
Domethene prape ne fshatare do te paguajme nga taksat tone nese kompania falimenton? Na rropet te gjalle o derdimene hajdute