
Vitin e ri shkollor, pritet të zhvillohen në një orë mësimi disa lëndë bashkë.
Mësimi i kombinuar do të testohet fillimisht me lëndët e shkencave të natyrës si kimi, fizikë, biologji bashkë me matematikën. Për këtë metodikë është e nevojshme të përdoren pajisje teknologjike…
Në një kohë kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, Ministria e Arsimit po përpiqet që pas pandemisë që ta përfshijë atë gjatë procesit mësimor.
Për të tërhequr më shumë nxënësit e klasave nga e 6 deri në të 9, ndaj lëndëve shkencore, në shkolla do të paraqitet platforma PHET SIMULATIONS si mjet mësimdhënës nëpërmjet animacioneve. Ky aplikacion është pa pagesë dhe është projekt i realizuar nga Universiteti i Kolorados, ku mund të regjistrohen mësuesit dhe nxënësit e të mësojnë fizikën, biologjinë, kiminë e matematikën duke u argëtuar. Simulimet janë përkthyer në rreth 90 gjuhë të botës dhe në gjuhën shqipe që në fillimin e krijimit të kësaj platforme. Megjithatë, në udhëzuesin e përgatitur nga Agjencia e Cilësisë së arsimit parauniversitar parashikohen sfidat që do të ndeshen arsimtarët, ku do ju duhet kohë për të fituar aftësi në përdorimin e platformës për tua shpjeguar lehtësisht më pas edhe nxënësve.
Demonstrimet apo vizualizimet e dukurive të ndryshme fizike, kimike, etj. , si dhe punët laboratorike virtuale janë krijuar për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësi të reja kërkimore shkencore, duke e ndërthurur me mësimin tradicional. Ndërsa për mësuesit mundëson një zhvillim profesional të vazhdueshëm duke përdorur një gamë të gjerë burimesh informacioni të mësimdhënies. Platforma phet simulations është përdorur vitet e fundit edhe për hartimin e testit PISA dhe i familjarizon nxënësit me këto ushtrime.
Mirëpo kjo është një risi për institucionet arsimore shqiptare, ku jo të gjitha kanë infrastrukturën e duhur për zhvillimin e mësimit në mënyrë digjitale, ndaj shtatori do të tregojë se si do të funksionojë ky projekt.
E tmerrshme, proçesi mësimor i fëmijëve ngelet në duart e këtyre analfabetave, që as shqip nuk dinë të shkruajnë. Këtu është për tu hequr liçensën këtyreve që shkruajnë "agjenda", "digjitale", etj. Vërtetë nuk ka ngelur njeri më i mirë vërdallë?
Vani, hap një libër dhe mëso që shkuhet agjenda dhe digjitale në shqip dhe jo axhenda dhe dixhitale.
Fole ti, o "shçip"? Ajo mund të vlejë për në kosovë, por në shqipëri është shkruajtur gjithmonë në atë formën që përmenda.
Librin hape vetë. Mirë e ka Vani. Se ti je një malok që q-në e thua ç dhe gj-në xh është problemi yt, por mos gënje njerëzit, se të tërë e dinë si është thënë. Dhe quan veten "shqip". Yyt
Mos te keqen gjagji.... Cfare te bejme tani, te zevendesojme xh me gj apo ta zhdukim nga alfabeti fare?! Dixhitale, axhenda, xhami, xhaketa, xhelatina etj. Por fajin e kane ato fosilet e Akademise se Shkencave qe vegjetojne prej 30 vitesh dhe nuk merren me probleme gjuhesore
Vani ke të drejtë se një çorbë me paçavure në vend të thelave nuk hahet, po fëmijët si do e hanë për kimi ? Apo biologji ?! Apo fizikë ?! Apo për matematikë ?! Etj. Çudira të ngatërrimit të mendjes së fëmijve për ti nxjerrë ata budallenj me diplomë që nuk dinë tabelën e shumëzimit etj.etj. çudirart nuk kanë të mbaruar. Që kur dalin në punë nuk dinë të shkruajnë as emrin e vet. Këta njerëz u duhen qeverive që ti manipulojnë mëlehtë. Këta janë njerëz pa personalitet, e parime njerëzore që pak ndryshojnë nga njerëzit e egër . Kujt i duhen dhe kujt i shërben një shoqëri njerëzore me këto lloj njerëzish ?!!!.
Ja dhe nje prrpjekje per ta dhjere fare dhe ate pak pozivitet qe ka mbetur ne arsimin tone,ky projekt thuhet me lart do merret nga zbatimet ne universitetin e kolorados,hajvanllek total ku zhvillimi i arsimit tone ne keto momente mendoj se eshte me poshte se shtetet ishkomuniste rreth nesh,pyetja e dyte do te ishte me ke kur dihet se niveli i mesuesve qe diplomojne universitetet tona eshte pak mbi shifren zero,naza materiale pothuajse nuk egziston fare,niveli i drejtuesve te shkollave le per te desheruar ku percaktues eshte ne te shumten e rasteve eshte jo aftesia profesionale por perkatesia politike(si me berishen ashtu dhe tani),mendoj se me tej katrahura ne arsim do te ngjitet ne nje nivel me te larte.
Eshte e tmerrshme per femijet dicka e tille 1 ore 4 lende. Por besoj se do behet edhe ne qytet e vogla dhe meqe eshte keshtu femijet te bejne vetem 3 ore mesim