Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse për në Ksamil, një prej zonave më të ngarkuara nga trafiku gjatë sezonit veror.
Sipas ARRSH, rruga e re do të ketë tre korsi, trotuare në të dyja krahët si dhe një korsi biçikletash.
“Filluan punimet për zgjerimin e rrugës ekzistuese të Ksamilit duke e kthyer në një rrugë me tre korsi kalimi me trotuare nga të dyja krahët dhe me korsi biçikletash në krahun e djathtë.
Tashmë kanë filluar punimet e gërmimit për hapjen e trasesë dhe pastrimi i vegjetacionit të trupit të rrugës.
Përfundimi i këtij projekti do të lehtësojë trafikun e mjeteve përgjatë sezonit turistik duke shtuar edhe numrin e turistëve vendas e të huaj që duan të vizitojnë Ksamilin”, njofton ARRSH.
Tre korsi? Dy zihen nga parkimet gjatë plazhit dhe bllokohet trafiku. Duhet me katër korsi me trafik ndarëse dhe trotuare.
Me kater korsi do behet ne letra se nje do e fusin ne xhep pas mbarimit ,me mire pa rruge se do e coni shezllonin 200 euro pastaj