Shqipëria po plaket me shpejtësi

31 Tetor 2024, 18:59Sociale TEMA
Shqipëria po plaket me shpejtësi

Shqipëria po thinjet me shpejtësi. Dekadat e fundit, një e treta e popullsisë, kryesisht të rinjtë, janë larguar nga vendi. 38 vjeç ka arritur mosha mesatare e popullsisë shqiptare ku në spitale e qendra shëndetësore dominojnë të moshuarit, me mbi 60% të problematikave shëndetësore.

Por pas 10-20 vitesh edhe në rrugë do të ketë më shumë banorë të thinjur se sa të rinj e fëmijë.

Referuar projeksioneve demografike të shoqërisë shqiptare, ekspertët e shëndetit publik  parashikojnë një valë të madhe nevojash që do të vijë nga popullata e plakur.

Për Alban Yllin, Shqipërisë i duhet një plan i ri për moshimin, ku spitalet dhe azilet nuk janë zgjidhje për kujdesin ndaj tyre. Shtëpia është vendi ku ata duhet të marrin mbështetje dhe trajtim edhe nga institucionet shtetërore,.

Ekspertët e Shëndetit Publik vënë theksin tek edukimi shëndetësor i shoqërisë shqiptare. Për një pleqëri pa probleme dhe barrë të madhe të paaftësisë, edukata për kujdesin shëndetësor duhet të nisë nga 40-vjeçarët e sotëm.

Nga censusi i fundit është vënë re një përmirësim i kujdesit të të moshuarve për shëndetin e tyre, ku 19% vetëdeklarojnë një paaftësi, nga 23% që ka qenë në censusin e kaluar.

2 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Ramazoni dhenderr tek muslimon brother's: te rroj mia amica Meloni qe me dergon kallepseset afghane... pritet gjakosje e kolotripida-s se Hanomeve,si pasoj pritet te dalin gyzelat e pare made in afgoniston.... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tahipi

      Uau. Ujqit jane te shqetesuar. Delet nuk.po riprodhohen sa duhet . Duhet nderruar rraca. E zeza thone qe shtohet shume. Po sidomos kur i kryqezon me te bardhat

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje