INSTAT: Tirana ka 598,176 banorë. Rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek

1 Nëntor 2024, 10:14Sociale TEMA
INSTAT: Tirana ka 598,176 banorë. Rritet ndjeshëm popullsia në

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi të dhëna të detajuara për rezultatet përfundimtare të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 në nivel Qarku dhe Bashkie, në përputhje me kalendarin zyrtar të publikimeve të institucionit.

Të dhënat ofrojnë informacion kryesisht për popullsinë dhe banesat në mënyrë të detajuara mbi strukturën demografike dhe karakteristikat socio-ekonomike të vendit tonë, duke përfaqësuar një burim të vlefshëm informacioni.

Bashkitë e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Fierit kanë pësuar rënien më të madhe të popullsisë në numër me të dhënat e cens 2011 dhe 2023. Në anën tjetër rritjen më të madhe të popullsisë në numër e ka Bashkia e Tiranës, Dropullit, Himarës dhe Sarandës.

Në përqindje, bashkitë me tkurrjen më të madhe të popullsisë ndërmjet dy censeve janë Bashkia e Selenicës me 48%, e Pustecit me 43%, Pukës me 44% dhe Rrogozhinës me 43%. Në anën tjetër, popullsia e Bashkisë Dropull rezulton të jetë rritur me 135%, ajo e Himarës me 45%, e Sarandës me 11% dhe Tiranës me 7.3%.

Popullsia sipas bashkive tregon se Shkodra ka pësuar rënien më të madhe në numër. Në Bashkinë e Shkodrës, në tetor 2023 u numëruan 102,434 banorë nga 135,612 banorë në vitin 2011. Shkodra është kryeqendra e Veriut dhe një nga qytetet më të mëdha shqiptare me rëndësi sa i përket kulturës historisë dhe pozitës gjeografike.

Pas Shkodrës, rënien më të madhe të popullsisë në numër e kishte Elbasani me tkurrje 26,613 persona ndërmjet dy censeve. Në vitin 2023, në këtë qytet u numëruan 115,101 banorë nga 141,714 të tillë që ishin në cens 2011.

Bashkia e Durrësit u pakësua me mbi 21 mijë banorë. Elbasani dhe Durrësi janë pjesë e zonës metropolitane. Banorët e këtyre dy qyteteve kanë më shumë mundësi punësimi se në rajonet e tjera më periferike.

Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40 mijë e 754 banorë nga 2011 në 2023.

Rritja e popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit në kryeqytet të cilët kanë ndërtuar për projeksione të gabuara deri më tani, me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit.

Të dhënat e cens 2023 tregojnë se ka rritje të ndjeshme të popullsisë në bashkitë ku dominon minoriteti grek.

P.sh. në Bashkinë e Dropullit në vitin 2023 u numëruan 8259 banore, ndërsa në vitin 2011 vetëm 3503 banorë. Teksa popullsia e gjithë vendit është pakësuar me të paktën 14.8% nga 2011 në 2023, në Bashkinë e Dropullit popullsia ka shënuar rritje me 135%.

Gjithashtu popullsia në Bashkinë e Himarës në vitin 2023 rezultoi 45% më e lartë se në vitin 2021. Në këtë bashki nga të dhënat e cens 2023 rezultuan 8328 banorë nga 5738 banorë që ishin në vitin 2011.

Në Bashkinë e Sarandës, popullsia ndërmjet dy censeve u rrit me 11.8% ose me 2386 banorë më shumë.

Nga 61 bashki vetëm në 6 bashki popullsia shënoi rritje ndërmjet censeve ndërsa në 55 prej tyre ishte në rënie.

Përveç bashkimeve me popullsi minoritare dhe Tiranës, rritje ka shënuar edhe popullsia e Bashkisë së Beratit (+2201 banorë) dhe Dimalit (840 banorë).

12 Komente

  1. D
    Dashi

    Popullsia e bashkive u publikua qe ne qershor. Nuk eshte lajm i ri ky qe jepni sot. Kurse Himara ne 2011 ka patur 7800 banore. Ndersa ne Dropull ka patur bojkot ne 2011 prandaj duket sikur eshte rritur. Kontrolloni faktet perpara se ti publikoni te dashur gazetare.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Go West

      Shume e thjeshte, ne thelb te gjitha qeverite greke vijojne te paguajne "pensione" e te financojene greqizimin e Jugut te vendit. Ai shtim eshte formal, ata jane regjistruar ne bashkepunim me regjistruesit, pa banuar fizikisht aty. Vetem per te votuar beleret grekomane te radhes. Eshte e turpeshme qe ne nuk kemi kishe shqiptare, ne komunitetin ortodoks shqiptar meshojne grekomane safi, ortodokesve shqiptare ne Maqedonine e Veriut ju meshohet sllavisht, ne Kosove xheku vete nje misonar ortodoks shqiptar nen presionin e Janullatos dhe te kishes serbe. Bota shqiptare ndodhet sot ne dite te veshtira, pa nje program, pa nje mbeshtetje ekonomike, pa vemendje... teksa grekomane e serbomane mesyjne pa ndalim.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        U shtuan grekët?!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alex

          Prej kur Bashkitë e Himarës dhe të Sarandës janë Bashki që i përkasin minoritetit mor K@r@?!

          Përgjigjjuni
          1. R
            RAIFI

            Nuk ishte Beleri bash rastësi,ka punuar me ekip për 35 vite.Do shofim që do ndodhin befasi të këqija.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Erdogan

            Viti 1908 sipas documenteve te Aqif Pashes ne Albanistane ishin me shume Greke Orthodhokse se Genitcere te turqizuar te vetequajturit Skiptare. Bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve etj nuk e kuptojne qe jane aresyeja qe Epiri eshte ndare ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Kjo ne Interesat e Fuqive te Medha Imperialiste. Ta gezoni (gyzel turq) dhe per pak kohe Albanistanin. Epiri i Pirros dhe Jeorgios Kastriotis eshte i pushtuar nga tyrkoalbanians. Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos eshte fact historike.

            Përgjigjjuni
            1. x
              xy

              Pse nuk punon ti o Qiribothis orthodox ti kthesh identitetin Arvanitas Epirit****

              Përgjigjjuni
            2. z
              zhigolo

              Qenkan shtuar jevgjitët grek duke u qitë në byth,çudi!

              Përgjigjjuni
              1. t
                tornitori

                Tirana 600.000 mije banore ? hahahah do loshte me pak ndotje,me pak trafik,sdo ishte ky mbipopullim .......

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dukati

                  Tymi kesaj do ti dali ne zgjedhjet parlamentare por kemboret do bien fort ne ato lokale.Si ka mundesi qe vetem ne keto bashki qe jane minoritare apo pretendojne qe ne shumice jane minoritare ka shtim popullsie.Ketu po punohet nga shteti grek qe ne jug te vendit, pra ne Dropull,Finiq Sarande e Himare te jete dominuese popullsia greke dhe qe me vone te kerkohet e drejta per vetevendosje.Kjo eshte platforma greke qe po punohet hapur nga Beleri dhe mbeshtetet tinez nga Dulja.Shtet Shqiptar hap syte dhe puno sa nuk eshte vone.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Noc. Rroku

                    Është e thjeshtë !!!! Ju dhanë "minoriteteve" në fakt janë pakica, ,tokën e Shqiptarëve dhe Shqiptarët i largojnë nga vëndi, me çdo mënyrë, si me atë formën " kokat hëngshin" dhe kjo punë bëhet prej 35 vjetësh nga veriu në jug...

                    Përgjigjjuni
                  2. G
                    Gertii nipi SELAM MUSAJT

                    NE HIMAR KAN VAJTUR SHUM TURKOSHQIPTAR ,,PRANDAJ ESHTE SHTUAR POPULLSIA ,,,

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje