Një ditë para vizitës së Melonit, përfundon ngritja e strukturave që do të presin emigrantë

4 Qershor 2024, 16:39Sociale TEMA
Një ditë para vizitës së Melonit, përfundon ngritja e

Në portin e Shëngjinit është gati struktura pritëse e emigrantëve që do të vijnë nga Italia.

Në brendësi të portit ka përfunduar objekti, një fotot të të cilit e ka siguruar gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, një ditë para se të vizitohet nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Qendra është marrë në dorëzim nga autoritetet italiane.

Meloni vjen nesër në Shëngjin dhe Gjadër në një vizitë blic në vendin tonë, për të parë finalizimin e marrëveshjes që firmosi me homologun Edi Rama nëntorin e kaluar.

Mësohet se Meloni do të mbërrijë në Shëngjin rreth orës 12:20 të së mërkurës. Meloni do të shikojë edhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër, ku puna ende vazhdon dhe sot ku prania policore ishte tepër e madhe.

Në këtë vizitë që vjen pas një zhurme të madhe mediatike në të dy anët e kufirit, kryeministria Meloni do të shoqërohet nga një numër i madh gazetarësh italianë .Kryeministria Meloni dhe kryeministri Edi Rama pritet që nga Shëngjini të dalin edhe në një konferencë për shtyp.

1 Komente

  1. W
    WWW

    Shaka eshte kjo? Kjo qenka struktura ku do "akomodohen" me mijera afrikane ne muaj?? Kjo nuk mjfton as per 200 veta Kriminelat e Afrikes do enden rrugeve te Lezhes e Gjadrit e gjithe Shqiperise duke kryer krime. Kujtoni me verte se do rrine do presin me muaj e me vite te mbylllur aty sa te perpunohen kerkesat? Hahaha Ky kryemafioz sapo i shiti vendin asaj kurves italiane

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje