Një në tre shtëpi e pabanuar; në Vlorë 51% e banesave bosh

1 Nëntor 2024, 22:41Sociale TEMA
Një në tre shtëpi e pabanuar; në Vlorë 51% e banesave

Rreth 33% e apartamenteve në vendin tonë janë të pabanuara. Në nivel qarku, numri më i lartë i banesave bosh rezulton në Vlorë, ndërsa numri më i ulët në Tiranë.

Në të gjithë vendin, numërohen 1 milion e 82 mijë banesa, por vetëm 726 mijë prej tyre janë të banuara. Pra, 33% e tyre, ose rreth 1 në 3 banesa, janë të pabanuara në këtë periudhë.

Numri më i madh i banesave bosh ndodhet në Vlorë. Në këtë qark, në tetor të vitit 2023, kur zhvillohej CENSI, 51% e dyerve nuk u hapën nga askush, edhe pse anketuesit shkuan deri në 3 herë në ditë dhe në orare të ndryshme të javës. Mbi mesataren kombëtare, përqindje të larta të banesave të pabanuara kanë edhe Durrësi, Gjirokastra dhe Lezha, të cilat qëndrojnë ndërmjet 35% dhe 43%.

Qarqet e tjera kanë përqindje më të ulëta, ku veçohet Tirana, e cila ka numrin më të madh të njësive të banimit dhe përqindjen më të ulët të banesave bosh.

Sipas strukturës, përqindja më e lartë e banesave të pabanuara rezulton në pallate, me rreth 40%.

Stoku i banesave bosh është krijuar si rezultat i emigracionit, i cili që nga viti 2011 ka ulur popullsinë me rreth 400 mijë banorë. Pasi janë larguar, shumë prej tyre kanë zgjedhur t’i mbajnë banesat e tyre të kyçura, në vend që t’i japin me qira për përfitime financiare.

Ky realitet bie ndesh me ofertën në rritje në tregun e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ku kërkesa për blerje vazhdon të mbetet e lartë.

6 Komente

  1. R
    Real

    Per ndertimin e ketyre ndertesave qe jane bosh per momentin jane perdorur gjithe parate e pista qe vijne nga bota e krimit. Ato rrine bosh sepse pronaret nuk i ulin cmimet . Ne nje vend normal nqfse pronaret nuk i ulin cmimet, dhe ato para jane te ndershme, pronari falimenton, por ne Shqiperi nuk ndodh kjo se parate e pista dominojne tregun e ndertesave. Dhe kjo ndodh nen hunden e zyrtareve te shtetit, dhe cfare eshte me uluritese eshte vete shteti ne bashkepunim me keto grupe te krimit qe i stimulon.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Mos nxito se në Vlorë kanë blerë shtëpi të dytë njerëz nga Tirana dhe emigranë për shtëpi plazhi. Njëra nga ato shtëpitë është e imja që jetoj në Tiranë dhe shkoj sa herë kam mundësi.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord pra

        super investim ke be shoku Buffett. Per te kursyer qerate e pushimeve shkon dhe blen ne apartament te dyte. Ky popull ska per tu bere ndonjehere.. Quan investim pronen ahahhah. Po si nuk vut mend me firmat piramidale por vazhdoni hidhni leket neper tulla

        Përgjigjjuni
    2. E
      Erton

      KUSH ESHTE NE KETE FOTO TIRANA APO VLORA. Ua. "Lajthitje e inteligjences artificiale"

      Përgjigjjuni
      1. t
        trutu

        gazekaret qe zgjedhin foto me godina. vendi ska rendesi

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vlora.Vlora

        S jane te gjitha para te pista o real ,shumica ne vlore kane ikur ,universiteti avash avash do mbyllet ,s ka me nxenes deget i mbyllin qellimisht qe te bejne hotele ,cmimet ne maje ,dhe kane ngele vetem pleqte ,s diskutohet qe ka dhe te bera me para te pista ,po si ne gjithe albanistanin .te na roje Rahmut haleja me lungomaren

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje