Gjatë muajit shtator është regjistruar një numër i lartë i fluturimeve nga Tirana drejt Sicilisë dhe anasjelltas.
Sipas statistikave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, fluturimet drejt Catania-s janë dyfishuar.
Ndërsa në atë te Comiso-s janë 4-fishuar.
Nga ana tjetër, rritja e fluturimeve drejt këtyre zonave ndikohen dhe nga italianët.
Të shumtë individë nga Italia vijnë në Tiranë për të bërë shërbime estetike, apo dentare dhe kthehen më pas në vendbanimin e tyre.
Numri i fluturimeve ka regjistruar një rritje tejet të lartë dhe në qytete të tjera europiane si Viena, Praga, apo dhe në Krakow të Polonisë ku është 7-fishuar.
Lini një Përgjigje