Njohja e pensioneve, pritet marrëveshje edhe me Serbinë, përfitojnë rreth 90 mijë qytetarë

2 Tetor 2023, 19:45Sociale TEMA
Njohja e pensioneve, pritet marrëveshje edhe me Serbinë,

Rreth 62 mijë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Serbi do të përfitojnë së afërmi pension për kontributet e paguara në të dy shtetet.

Nga marrëveshja mes qeverive në Tiranë dhe Beograd do të përfitojnë edhe 30 mijë qytetarë serb që jetojnë në Shqipëri.

“Më datë 17 tetor ne do të shkojmë në Beograd që të fillojmë negociatat dhe besojmë se brenda dy viteve marrëveshja do të hyjë në fuqi,” shprehet Astrit Hado, kreu i ISSH.

Shqipëria pritet të ketë brenda vitit të ardhshëm marrëveshje të ndërsjellë për njohjen e pensioneve dhe me disa shtete të tjera.

“Me Spanjën, me Slloveninë. Presim edhe përgjigje nga Danimarka. Po bisedojmë me vendet Skandinave dhe Holandën”, tha ai.

Ndërkohë procesi ka ngecur me dy prej shteteve me përnderimin më të lartë të shqiptarëve, Greqinë dhe Italinë.

“Shpresojmë të kemi një lajm të mirë nga Italia ashtu siç kryeministri Rama tha pas vizitës javën e shkua aty. Me Greqinë jemi larg. Duhen dy veta për të kërcyer Tangon”, tha Hado.

Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën dhe së fundmi Zvicrën dhe Kroacinë.

5 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Ramut haleja ,aty ku ka me shume shqiptare ,qe aty duhet te filloheshin negociatat per pensione

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albanian Orthodox

      Bravo Respekte per Kryeministrin tone dhe Serbine

      Përgjigjjuni
    2. M
      Muco

      62 000 Shqipetare ne serbi!?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muco

        62 000 Shqipetare ne Serbi!?

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juristi

          62 mije shqiptare punojne ne Serbi?Si e stermadhuar me duket kjo shifer.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje