Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit “Gledis” nga edukatorja Rudina Gërdani, tashmë e shpallur në kërkim, ishte këtë të enjte i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania.
Ai ka treguar gjithë ngjarjen se si e mësoi se djali i tij ishte dhunuar e deri te denoncimi, por ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se pasi ka bërë denoncimin, atij i janë bërë kërcënime që ta lërë në heshtje këtë ngjarje. “Do shihemi ndryshe bashkë”, këto janë fjalët me të cilat sipas Lorencit bashkëshorti i edukatores e ka kërcënuar. Megjithatë Lorenci shprehet se nuk mund ta falë gjakun e djalit të tij, ndaj është i vendosur që çështjen e Priamit 3-vjeçar ta çoj deri në fund.
“Edukatorja e ka marr vesh, më kanë telefonaur, më kanë bërë presion, burri i vetë më ka thënë mos ik në polici se e zgjidhim ndryshe. unë i kam thënë nuk zgjidh për fëmijën tim asgjë kështu i thash. Ai më tha “do shihemi ndryshe bashkë”, “Si të duash shihemi i thash”. Kam shkuar në komisariat mbrëmë. Bera kallëzimin e çdo gjë ka qenë në rregull. Nëpërmjet kërkimeve të mia personale mora vesh që edukatorja nuk është paraqitur në Komisariat. Sot shkova prapë te komisariati, te oficeri i policisë kam bërë një kallëzim tjetër sepse më kanë bërë prapë presion njerëzit e saj. Unë dua të them që unë nuk trembem.
Unë nuk trembem nga njerëzit e Rudinës. Unë jam gjithë ditën nga ora 6 e mëngjesit në 6 pasdite në Tiranë. Mua më gjeni ku të doni. Unë nuk trembem. Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete europiane. Më marrin edhe miq të mitë. U kam thënë të mos më marrin më për këtë. Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e Priamit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes. Jam shumë… nuk e fal unë gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”, tha Lorenc Rrapa.
Bravo tv... shebull i shkelqyer per shoqerine e sotme... hakmarja eshte zgjidhja... dhune dhe gjak... pa meshire.. jo ligji... qenka burre me kanun dmth primitiv... gje qe s'justifikon kurren e kurres dhunen ndaj femijes nje thirrje e trishte e nje prindi pa llogjike .
Bravo te lumte nje shpulle nuk falet kurre, te gjithe ne burg te futen per nje shpulle dhe gezoje djalin tend qe neser nga menyra si e edukon mund te jete nje monster. Djalin tim e kam pare vete qe e qelloi nje hete edukatorja me shpulle jo vetem qe nuk e cova ne burg por i thashe ska gje mire i ben nje shpulle. Nuk justifikohet veprimi i edukatores por reagimi ekstrem i babait eshte i parsyeshem!.
Sokrates dhe Toni, dergojini femijet tuaj ti rrahe me shpulla ajo monstra. Babai po kerkon drejtesi. Familjaret e edukatores monster duan te ndalet hetimi. Vete edukatorja monster eshte fshehur. Nuk besoj qe prindrit i cojne femijet ne kopesht t’ju hyje me shpulla ajo montra. Babai ka te drejte te ndjeke ceshtjen deri ne fund. Madje te denoncohen dhe burri dhe familjaret e edukatores monster.
Nuk eshte mire qe te goditet femija i tjetrit , por ama dhe kaq e madhe nuk duhet bere, brezi mbi 50 vjec i kujton shpullat e mesuesve ne shkolle, dhe asnje dem fizik dhe psikologjik nuk u shkaktua nga kjo, Por shume e rende eshte presioni qe i bejne te atit te femijes ne te drejten e tij. Kjo eshte shume e rende si veprim dhe duhet denuar ashper.
AI BURRI EDUKATORES TE HA ATE QE STHUHET
Monstrat nuk mund të rrisin fëmijë të shëndetshëm, nuk mund të edukojnë, nuk janë njerëz të formuar për atë profesion, janë qënie pa shpirt. I nderuari baba i fëmijës së dhunuar nuk ka punë me monstrat. Ai kërkon DREJTËSI, o njerëz! Çfarë pune kanë dhunuesja dhe i shoqi dhunueses, që i bëjnë presion këtij babai të ri, të ndershëm, të drejtë dhe të guximshëm?! Policia duhet të vihet në alarm për situatën! Menjëherë duhen ndaluar burrë e grua, që dhunuan fëmijën, tani kërcënojnë këtë njeri absolutisht të drejtë dhe të ndershën në punën e tij. Edukatore e dhunshme dhe ti burri i saj, një njeri pa tru! Lereni çështjen ta gjykojë drejtësia! Pendohuni dhe vihuni në shërbim të Drejtësisë! Mos e rëndoni veten më shumë! Si do të vepronit ju, po të ishit në kushtet e babait të Priamit?! Jetojmë në Shekullin XXI, jo në Epokën e Gurit. Gjithë bota qeveriset nga drejtësia, jo nga hunda ime dhe e juaja.
Edukatorja duhet të përgjigjet përpara ligjit dhe për këtë biem të gjithë dakord. Por nuk e kuptoj mendësinë primitive shpellare të këtij babait kur thotë, "nuk e fal gjakun e fëmijës tim". Cilin gjak? Ia kanë vrarë fëmijën këtij? Ç'lidhje ka gjakmarrja me një shpullë? Nuk bëhemi kurrë njerëz, vazhdojmë të jetojmë në epokën e Lek Dukagjinit.