One Telecommunications nënshkroi marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për ofrimin e një produkti të dedikuar për studentët, me tarifa preferenciale.
Marrëveshja u nënshkrua mes Drejtorit Komercial të One Telecommunications, z. Athanasios Paraskevas dhe zv/Kryetaressë Bashkisë Tiranë, znj. Anisa Ruseti. Kjo marrëveshje bëhet nëkuadër të shërbimeve që ofrohen për studentët që pajisen me kartë studenti, të cilët tashmë do të përfitojnë me tarifë tëreduktuar edhe produktin që One Telecommunications ka krijuarpër nevojat e studentëve.
Ky produkt synon të përmbushë nevojat e të rinjve që pajisenme kartë studenti, të cilën bashkia e ofron edhe me një seripërfitimesh të tjera.
Gjithashtu, ky produkt nga One Telecommunications mund t’iofrohet edhe studentëve jashtë Bashkisë Tiranë, që pajisen me vërtetim studenti, nga universiteti ku studiojnë.
Produkti konsiston në One Student Plan i cili përfitohet me 26.6% ulje (nga 1,500 lekë/muaj merret me 1,100 lekë/muaj).
Interneti i shtëpisë pa kabllo, i cili përfitohet me 25% zbritje(nga 1,200 lekë/muaj, shkon 900 lekë/muaj).
Produktet e kombinuara, One Student Plan + Homenet që të dyjabashkë përfitohen me 25% zbritje (nga 2,000 lekë/muaj, në1,500 lekë/muaj)
Plani One Unlimited Student është me kontratë dhe përmbanbenefitet si më poshtë:
- 3,000 Minuta Kombëtare
- 3,000 SMS
- 25 GB Internet me shpejtësi maksimale
- 100 GB Internet për platformat E-Learning (Zoom, Microsoft Teams, Google Classroom)
- 100 GB Music Streaming
- Internet pa limit me shpejtësi të reduktuar.
One Telecommunications do të vazhdojë të sjellë produktet me ofertat më të mira për të gjithë klientët e saj.
Bashkojuni One -Telecomunications vllezer e motra shqiptare e tregoni se e doni veten tuaj dhe Shqiperine ,boll bete idiotin me Mafioze qe ju vjedhin Datat personale e gjithcka munden ,si vodafone etj (te huaj qe po ju rjepin ) sepse nuk vazhdohet me keshtu ,duke na injoruar e rrjepur i huaji kudo ne cdo vend .Ne Politike ,ne rrjetet telefonike ,ne Banka e kudo te cilet jane nji Klan i perbashket qe mbajne njeri-tjetrin dhe zhvasin e varferojne shqiptaret ne cdo drejtim . Keshtu ka vepruar Europa qe ka mireqenje e stabilitet ,ka mbajtur ne cdo rast nji qendrim Patriotik ne gjithcka .