
Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka uruar sot nga Lushnja të gjithë besimtarët ortodoksë gëzuar Pashkët.
Balla është shprehur se kjo është një ditë e fitores së dritës mbi errësirën, një ditë e besimit dhe e shpresës.
“Ringjallja e Krishtit na bën të gjithë bashkë për t’u gëzuar për triumfin e besimit dhe shpresës mbi vdekjen dhe vuajtjen, për fitoren e dritës mbi errësirën.
Në këto momente të mbushura me gëzim dhe hare shpirtërore, ju shpreh urimet më të përzemërta për shëndet, paqe dhe prosperitet të gjithë besimtarëve ortodoksë në Lushnje, Shqipëri dhe në diasporë”, tha Balla.
O balla ,,mbaroj muaji i shejte i ramazanit ,,,shko falu per fiter bajram ,,,allahu te dhente miresi ,,amin
Haha ,,,me par u thoshin laluc orthodhokseve te muzeqese ,,per ti ofenduar se mbanin besimin fetar te bizantit ,,,kulturen bizantine ,,,fryma e krishter qofte me ta perher ,,,amin